×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ja pse foleja e një shimpazeje është më e pastër se shtretërit tanë

Diel, 20 May 2018 18:01

Një studim i ri ka zbuluar se një e treta e baktereve të shtretërve, vjen nga trupat tanë dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore – ndërsa foletë e shimpazeve janë shumë më të pastra.

Krevati jot i bardhë mund të jetë, në fakt, më pak higjenik sesa foleja e kësaj kafshe që edhe jashtëqitjen e vet e lëshon rreth e rrotull.

Sipas një studimi të ri  nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut, shimpanzetë kanë vende më të pastra për fjetje sesa njerëzit – dhe kjo mund të jetë pikërisht sepse ne  këmbëngulim në përdorimin e çarçafëve të përdorur disa herë.

Më shumë se një e treta e baktereve të gjetura në shtretërit e njeriut vijnë nga trupat tanë, qoftë nga lëkura, goja ose zorra trashë. Megan Thoemmes, autorja kryesore e shkrimit, i cili u botua në revistën Royal Society Open Science, tha se ajo dhe kolegët e saj “donin të dinin se si kjo krahasohet me disa prej të afërmve tanë më të afërt evolucionarë”.

 Shimpazetë  krijojnë shtretër të freskët me degët e pemëve  çdo ditë. Thoemmes udhëhoqi një ekip studiuesish që grumbulluan pjesë nga 41 fole të tilla shimpazesh në Tanzani dhe provuan se ato përmbanin më pak baktere trupore sesa një shtrat në një familje mesatare njerëzore. “Ne nuk gjetëm pothuajse asnjë prej këtyre mikrobeve në foletë e shimpanzesë, gjë që ishte pak e habitshme,” tha ajo.

Edhe kur kërkuan artropodë si pleshtat ose morrat,  në 15 prej foleve, shkencëtarët dolën pothuajse me duar të zbrazëta. “Kishte vetëm katër ektoparazite të gjetura, nëpër të gjitha foletë”, tha Thoemes. ”

 Është përcaktuar se deri në një të tretën e peshës së një jastëku të përdorur mund ta përbëjë vetëm lëkura e vdekur. Një fole tipike shimpazesh përmban një përzgjedhje më të larmishme të mikrobeve. Këto mikrobe duket se vijnë nga rrethinat e foleve, jo nga vetë shimpanzetë.

 Studimi i NCSU konkludon se njerëzit “kanë krijuar vende të gjumit në të cilat ekspozimi ynë ndaj tokës dhe mikrobeve të tjera mjedisore është zhdukur, por ne jemi të rrethuar nga mikrobet më pak të larmishëm që kryesisht dalin nga trupat tanë”.

 Dhe kjo mund të ketë rritur ndjeshmërinë tonë ndaj alergjive dhe kushteve të tjera shëndetësore. “Në disa mënyra,” tha Thoemmes, “përpjekjet tona për të krijuar një mjedis të pastër për veten tonë, mund t’i bëjnë rrethanat tona  aspak ideale”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...