×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mikrovala nuk shërben vetëm për ngrohjen e ushqimit...

Hënë, 28 May 2018 18:34

Furra e mikrovalës nuk është zgjedhje e duhur për llupësit e ushqimit, mirëpo nëse nuk keni kohë, racion të shpejtë dhe të shijshëm mund të gatuani edhe në të.

Vezët – të gjitha llojet e vezëve mund t’i gatuani në mikrovalë. Për omëletë spërkateni tepsinë me vaj, shtoni vezët, pak qumësht, kripë dhe piper dhe përzieni me pirun. Futni në mikrovalë për një minutë, pastaj përzieni. Nëse është e mjaftueshme, ktheni në furrë edhe gjysmë minute. Për vezë syze, pjatën e zbrazët futeni në furrë dy minuta, pastaj shtoni gjysmë luge të vogël gjalpë që të shkrihet. Thyeni vezët në pjatë, shponi të verdhët e vezëve dhe futni në mikrovalë për 45 sekonda. Vezët e përhapura do t’i bëni në atë mënyrë që do t’i thyeni vezët në enë të mbushur me ujë. Mbuloni enën me pjatë, pastaj një minutë piqni në mikrovalë. Nëse të bardhët e vezës nuk është pjekur, kthejeni në furrë edhe 15 sekonda.

Frutat arrore – Nëse ju duhen lajthi apo arra për tortë apo smothie, shpejt do t’i përgatitni në mikrovalë, pa u frikësuar se do të digjen. Rregullojeni mikrovalën të pjekë një minutë, përzieni, pastaj edhe një minutë dhe gjithnjë kështu derisa të bëhen kërcëlluese.

Rizoto – Besuat apo jo, edhe rizoton mund ta gatuani në mikrovalë, madje për 10 minuta. Filloni me pak qepë dhe gjalpë të cilat i nxehni një minutë e gjysmë. Pastaj shtoni hudhër, një të katërtën e filxhanit oriz dhe po aq supë. Mbuloni me folie dhe në temperaturë të ulët nxehni dy minuta. Përzieni, dhe përsëriteni. Pastaj shtoni një lugë verë, kërpudha, mbuloni me folie dhe nxehni edhe disa minuta. Në fund, qitni erëza, shtoni parmixhan dhe nxeheni edhe një minutë.

Salcë nga hudhra – Është e lehtë ta piqni hudhrën në furrë, ju nevojitet vetëm pak kripë, piper dhe vaj ulliri. Mirëpo nëse nuk keni kohë të mjaftueshme, të gjithë këta përbërës qitni në tepsi dhe futni në mikrovalë për shtatë minuta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...