×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Nuk do t’i konsumoni kurrë këto ushqime, pasi të lexoni si prodhohen

Hënë, 28 May 2018 20:22

Industria ushqimore lulëzon çdo ditë dhe sa më shumë rriten njerëzit në moshë, aq më pak duan të mësojnë si gatuhet. Njerëzit preferojnë vetëm të hanë dhe jo të gatuajnë. Megjithatë, a jemi ne të vetëdijshëm për atë çfarë konsumojmë çdo ditë.

Nëse ju dëshironi të shijoni akoma ushqimet që keni ngrënë deri tani, mos e lexoni këtë shkrim. Por për ju të tjerët që jeni të interesuar të dini çfarë fusni në stomak, dritare.net do t’ju tregojë disa gjëra që s’i keni ditur më parë.

Industria ushqimore fsheh shumë sekrete, por ne i kemi zbuluar ata. Tani ju do njiheni me të vërtetat e pathëna për ushqimin.

1. Shkuma e Puffy ose Marshmollous

Shkuma Puffy është një element kryesor në udhëtimet kamping që përgatitet pranë zjarrit. Por a e dini si bëhen ata? Puffy-is janë produkti përfundimtar i vlimit të lëkurës së kafshëve dhe kockave të derrave dhe lopëve. Kjo përbërje përzihet me niseshte, sheqer, ëmbëlsues dhe aromatizues. Pra, herën tjetër kur të jeni duke ngrënë këtë ushqim unik, mendojeni këtë që lexuat tani.

2. Ushqimi i gatshëm

Po flasim për ushqimin e njëjtë që e gjejmë kudo. Janë pikërisht ushqimet e gatshme. Paketimi thotë përmbajte e freskët, por vërtet e besoni diçka të tillë? Ushqimi që ju mund të posedoni në dorën tuaj është prodhuar shumë kohë më parë dhe ka kaluar nga një shtet në tjetrin, derisa ka ardhur aty ku ti je.

Nuk është mirë as të blini sanduiç të thjeshtë, të paketuar, sepse janë bërë me vezë të tretura, kristalizuara dhe pastaj janë ngrirë. Kushtet e punës në fabrikat e këtyre produkteve, kanë kushte të tmerrshme pune.

3. Akullore me vanilje

E keni menduar ndonjëherë se aroma e vaniljes vjen nga të pasmet e kastorit? Përveç gjithë ingredientëve të tjerë të ëmbëlsirës akullore, kastora është një përbërës që i jep aromë vaniljes.

4. Birra

Birra është një ndër pijet më të konsumuara, por si është prodhuar kjo pijë 7 mijë vjeçare?

Në thel, prejardhja e saj është nga fara e quajtur “elb” dhe fermentimi i saj me pak maja.

Sot nuk është se prodhohet ndryshe, por vetëm një përbërësi i është shtuar. Ai ingredient është fshikëza e thatë e peshkut. E shpifur, apo jo?

5. Karamelet shumë ngjyrëshe

Karamelet shumë ngjyrëshe janë një dashuri e vërtetë! Por, këto ëmbëlsira kanë një përbërës të quajtur “carimine”, i cili vjen nga një insekt i copëzuar. I njëjti ingredient përdoret edhe në buzëkuqe.

6. Karamelet

Karamelet në foto janë bërë nga sheqeri, niseshteja dhe glukoza. Pas përgatitjes, karamelet, lihen 20 orë për t’u tharë. Pas këtij procesi për t’u bërë me shkëlqim përdoret llaka, e cila është e njëjta përbërje që përdoret për lyerjen e makinave. Llaka vjen nga gjëndrat qelizore të organizmave.

7. Çipsat

Çipsat janë shumë të preferuara për t’u konsumuar dhe ju në mendjen tuaj e dini se vijnë nga patatet.

Është e vërtetë se kanë në përbërje patate, por veç kësaj ka edhe oriz, grurë dhe misër. Patatet pasi prodhohen radhiten pirg dhe qëndrojnë në magazinat e kompanisë për shumë kohë.

Ky proces i gjatë i heq çdo vlerë ushqimore dhe e bën një produkt të rrezikshëm për shëndetin tonë.

8. Redbulli

Të rinjtë e pinë redbullin, sepse është një pije që të jep energji dhe të bën të dukesh “cool” para të tjerëve.

Por, e dini që ingredienti kryesor është marrë nga testikujt e demi?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...