×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Trendi i ri i ushqimeve është qumështi i buburrecit? Ja çfarë duhet të dini

E Enjte, 31 May 2018 21:24

 Këto kohë mund të keni rastisur artikuj mbi përfitimet nga qumështi i buburrecave. Po, ky është qumësht i prodhuar nga buburrecat për të ushqyer të vegjlit e tyre.

Sigurisht që keni pyetje, për të cilat ne kemi përgjigje.


Pra, kjo është diçka e vërtetë?

Po ! Por nëse mendoni se janë buburreca të shtypur që në njëfarë mënyre janë shndërruar në një gjendje të lëngshme të cilën ju mund ta përdorni me drithërat tuaja të mëngjesit – e keni gabim.
Kjo e gjitha ka ardhur nga një studim i publikuar në 2016-ën në të cilin kërkuesit kanë analizuar qumështin e prodhuar nga një lloj buburreci i quajtur Diploptera punctata.
Specia në fjalë gjendet në pjesë të ndryshme të Azisë, Australisë dhe Haëaii, dhe femrat prodhojnë një lëng të ushqyeshëm ose ndryshe qumësht, për të vegjlit e tyre – që në fakt janë 9 deri në 12 embrionë të cilat janë në zhvillim.
Edhe pse janë shumë larg të qenurit gjitar, kjo specie është unike sepse është e vetmja e llojit të vet që i ushqen të vegjlit në këtë mënyrë.
“Buburrecat tuaj të zakonshëm që hasni nëpër oborre nuk e bëjnë këtë gjë,” shprehet Stephen Tobe, një bashkëautor i studimit.


Si mblidhet ky qumësht?

Është pak më e komplikuar se të mjelësh një lopë. Për të bërë këtë, studiuesit duhet të hapnin me kujdes një buburrec femër të ngordhur e cila priste fëmijë. Kështu ata morën embrionin, i hoqën kokën, i hoqën zorrën dhe më në fund përdorën një pipëz të vogël për të ekstraktuar qumështin, i cili ishte në gjendje të kristalizuar.

Është supër i shëndetshëm ky qumësht?

Është pa dyshim i ushqyeshëm. Sanchari Banerjee është një nga autoret e këtij studimi dhe u shpreh se qumështi në fjalë përbëhet nga proteina, sheqerna pa laktozë dhe lipide, të cilat janë yndyrna.
“Shërben si ushqim i plotë për embrionet. Proteinat përbëhen nga të njëzeta amino acidet, ndërkohë që lipidet përmbajnë yndyrat e nevojshme,” tha ajo.

“Në terma ushqyerje, siguron tre herë më shumë energji se qumështi i lopës”.
Ok, po ku mund t’a gjejmë?

Nuk mund t’a gjeni. Megjithëse nëpër media janë shprehur mbi këtë qumësht sikur do jetë qumështi i ri i kokosit që mund ta blini te supermarketi i lagjies, ky nuk është rasti.
Megjithëse ky kërkim është në një rrugë shumë të mbarë dhe premtuese, kristalet e qumështit nuk janë të disponueshme për konsumim njerëzor akoma.
Pra, gjithë artikujt që thonë se qumështi i buburrecit po vjen nëpër dyqane, janë gabim. Qumështi i buburrecit nuk është trendi i ri ushqimor, sepse nuk është ushqim akoma.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...