Çfarë ndodhi me veshjet në Kinë? Versace kërkon falje…

Hënë, 12 August 2019 12:09

Marka luksoze Versace ka kërkuar falje pasi një imazh në njërën prej bluzave të saj duket se ka bërë që Hong Kong dhe Macau të duhen si territore të pavarura. Pas kritikave të ashpra në mediet sociale në Kinë,  Versace tha që kishte bërë një gabim dhe kishte ndaluar shitjen e tyre.

Drejtoresha artistike e markës, Donatella Versace, kërkoi ndjesë me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Asnjëherë nuk kam dashur të mos e respektoj Sovranitetin Kombëtar të Kinës dhe kjo është arsyeja pse kam kërkuar që personalisht të kërkoj falje për një pasaktësi të tillë dhe për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar,” tha ajo në llogarinë e saj në Instagram.

Versace është marka e fundit e huaj që po përballet me reagime për mos respektimin e pretendimeve territoriale të Kinës.

Bluzat, imazhet e të cilave u ndanë në mediat sociale, shfaqnin çifte të qyteteve, si Milano-Itali dhe London-UK. Këto gjithashtu përfshinin Hong Kong-Hong Kong dhe Macau-Macau.

Kina ka qenë gjithnjë e më e rreptë në atë se si kompanitë e huaja e përshkruajnë Hong Kongun, i cili është pjesë e Kinës, por ka një status të veçantë, duke u ofruar njerëzve më shumë autonomi. Macau është një rajon i veçantë administrativ i Kinës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...