Fotot/ Lady Diana, rrëfimi i bujshëm i personit që shkaktoi aksidentin. Pse e ndaloi policia franceze të dëshmonte

Premte, 25 October 2019 09:59

Në atë kohë  ai ishte një taksist, sot ai është një bodybuilder. Ishte ai që goditi makinën në të cilën udhëtonte Princesha. Dhe tani ai është i gatshëm të takojë Scotland Yard: është momenti ku mund të hidhet dritë mbi vdekjen e nënës së William dhe Harry të Anglisë

Lady Diana, kjo është pika e kthimit në misterin e vdekjes së saj. Për herë të parë, shoferi i Fiat Uno të bardhë pranon se shkaktoi aksidentin që, më 31 gusht 1997, nën tunelin Alma në Paris, preu në mes jetën e princeshës në moshën 36 vjeç, shkruan revista Oggi.it.

Imazh i ngjashëm

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për lady diana death

Rezultate imazhesh për lady diana death

Ja mbathi – Ka mbetur një mister deri tani. Një nga të shumtët që akoma rrethojnë vdekjen e Princeshës Diana, partnerit të saj Dodi Al-Fayed dhe shoferit Henri Paul. U fol shumë për fiatin Uno të bardhë që goditi Mercedesin e Lady D pak para aksidentit fatal nën tunelin Alma në Paris, më 31 gusht 1997. Ndoshta ishte në korsinë e gabuar, çfarë po bënte atje? A kishte një qëllim, siç pretendojnë teoricienët e komplotit? Dhe shoferi, i cili menjëherë ja mbathi, çfarë ndodhi me të dhe pse kurrë nuk ka dashur të flasë me policinë britanike?

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për le van thanh fiat

Rezultate imazhesh për le van thanh fiat

Nga taksist në bodybuilder–  Prapa timonit ishte Le Van Thanh, kishin zbuluar agjentët e ekipit shkencor parizian. Boja e bardhë e gjetur në Mercedes përkonte me atë të fiatit Uno- të tij. Disa herë Scotland Yard e ka thirrur njëzet e dy vjeçarin me origjinë Vietnameze, i cili ishte shofer taksie. Por ai jo vetëm që refuzoi gjithmonë, por gjithashtu pretendoi se nuk ishte drejtuesi i fiatit Uno. Ai kurrë nuk shqiptoi një fjalë tjetër, deri më sot. Gazetari Dylan Howard dhe ish polici Colin McLaren ishin në gjendje ta intervistonin për librin e tyre të sapo botuar: “Diana: çështja e zgjidhur – Diana: case solved”  , e publikuar nga tabloidi anglez Daily Star. Për herë të parë, Van Thanh pranon se gënjeu deri më tani dhe se e goditi mercedezin ku udhëtonte Diana. Jo vetëm kaq. Ai pretendon se oficerët e policisë franceze që e gjetën dhe e morën në pyetje e këshilluan që të hiqte dorë, e të mos paraqitej në Londër dhe ta mbante gojën të mbyllur: “Ata më thanë: ata kanë ligje të ndryshme atje, mos shko”, shpjegon Van Thanh, tani një bodybuilder. Nga çfarë kishte frikë policia franceze? Shoferi nuk dëshiron të zbulojë më shumë. Por shpjegon edhe një tjetër mister. Në vitin 2006, babai I tregoi, se ai menjëherë (pas ngjarjes) kishte ndryshuar bojën e  makinës , duke e lyer atë të kuqe. Kishte diçka për të fshehur? Ndoshta. Por Van Thanh shpjegon: “Policia Franceze e di përsen. Kur dikush nuk ka para dhe dëmton një makinë të vjetër, çfarë mund të bëjë? ”

Rezultate imazhesh për le van thanh fiat

Rezultate imazhesh për le van thanh fiat

Rezultate imazhesh për lady diana death fiat uno

Nuk tregoi gjithçka – Sot duket më I predispozuar se 22 vjet më parë dhe premton: «Nëse ata vijnë tek unë, kam vendosur ti pres agjentët e Scotland Yard. Unë e di se ata ende duan të flasin me mua, e di se do të kthehen. Ata ma kanë bërë të qartë”. Por pyetjeve të tjera insistuese ai u përgjigj në një mënyrë evazive: “Unë ju lejoj të besoni atë që dëshironi”. Sipas autorit të librit, Dylan Howard, bodybuilderi nuk i ka treguar të gjitha ato që di, sepse ka frikë për jetën e tij dhe atë të familjes së tij. Por këto deklarata të tij janë alarmante dhe të mjaftueshme për të kërkuar rihapjen e hetimit. Ish korrespodenti i BBC-së dhe ish-zëdhënësi i Mohamed Al-Fayed, Michael Cole, gjithashtu pranoi: “Ky informacion i ri duhet të transmetohet menjëherë tek autoritetet franceze dhe britanike, përndryshe ato do të mbulohen (fshihen)”. Por, për të rihapur hetimet për një vdekje të hetuar tashmë tre herë, duke rihapur plagët dhe duke shkaktuar dhimbje të reja, a do të ishte vërtet gjëja e duhur për të bërë? Tiggy Legge-Bourke, ish dadoja e William dhe Harryt, kur merret në pyetje nga autorët e librit, ka ndoshta përgjigjen më të mirë: “E gjithë kjo ka një ndikim shumë të fortë mbi dukët. Do të dëshiroja që të gjithë më në fund të heshtin dhe të harrojnë »./Përshtati 360grade.al

Imazh i ngjashëm

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për dian al fayed

Rezultate imazhesh për le van thanh fiat

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

U kapën në Bari, gjatë megaoperacionit të policisë italiane/ Zbardhen emrat e dy shqiptarëve

Aktualitet

U kapën në Bari, gjatë megaoperacionit të policisë italiane/ Zbardhen emrat e dy shqiptarëve

Mediat fqinje kanë zbardhur emrat e dy shqiptarëve të arrestuar, nga policia italiane në San Salvo, pas megaoperacionit të kryer në Bari. Bëhet e ditur se shqiptarët e arrestuar janë Denis Bimi...

Humbi djalin 2 vjeçar nga zjarri/ Babai i 8 fëmijëve: Isha në punë kur më thanë ka rënë zjarr

Aktualitet

Humbi djalin 2 vjeçar nga zjarri/ Babai i 8 fëmijëve: Isha në punë kur më thanë ka rënë zjarr

Në banesë ndodhej vetëm nëna e tij me vajzën disa muajshe, ndërsa i ati ishte duke mbledhur kanoçe për të siguruar ushqim për 8 fëmijët e tij. Shkaqet e zjarrit...

Aksion i gjerë në Tiranë e disa qytete, kapet drogë në formë çokollate, në pranga 4 anëtarë të një grupi kriminal

Aktualitet

Aksion i gjerë në Tiranë e disa qytete, kapet drogë në formë çokollate, në pranga 4 anëtarë të një grupi kriminal

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në Tiranë dhe disa qytete të tjera, për goditjen e grupeve kriminale të trafikut të drogës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se nga super-aksioni policor...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!