Qëndrojuni kilometra larg kur janë me nerva, këto 5 shenja të horoskopit duan vetëm sherr

Saturday, 11 Janar 2020 21:25

Të gjithë e dimë që nuk duhet t’i flasim dikujt nëse vërtet është me nerva. Por për disa njerëz, kjo shprehje vlen më tepër se për disa të tjerë. Falë shenjave të horoskopit do të mësoni se Demin, Luanin, Akrepin, Shigjetarin dhe Bricjapin, nuk duhet t’i ngacmosh kur janë me nerva dhe ja përse:

Demi/ Personat e shenjës së Demit, njihen për durimin që kanë ndaj gjërave të ndryshme, por kur arrijnë limitin nuk duan t’’ia dinë. Ata e humbin kontrollin kur kanë arsye të vlefshme, pra duhet të ketë ndodhur diçka e rëndësishme. Thonë se nuk qetësohen shpejt.

Luani/ Luanët janë dramatikë dhe dominantë. Kur janë të nevrikosur, ata besojnë se kanë të drejtë. Këta persona nuk kanë frikë të përdorin fyerjet, kur janë të zemëruar me dikë. Ndonjëherë edhe e ekzagjerojnë me zemërimin e tyre. Ata kurrë nuk do ta pranojnë gabimin dhe nuk kërkojnë falje.

Akrepi/ Personat e shenjës së Akrepit duan të jenë të drejtë. Ata mbajnë mëri dhe nuk e lënë diçka të kalojë pa u vënë re. Mund të jenë edhe agresivë kur janë me nerva, prandaj kini kujdes. Mos harroni, se një Akrep mund t’ju mbajë inat edhe gjatë gjithë jetës.

Shigjetari/ Shigjetarët nuk janë të rrezikshëm kur janë me nerva, por ata nuk lënë gjë pa ju thënë. Si një shenjë zjarri, ata shpërthejnë keq kur janë me nerva. Pasi qetësohen Shigjetarët kërkojnë falje nëse e kuptojnë se e kanë ekzagjeruar.

Bricjapi/ Bricjapët e kanë situatën nën kontroll dhe janë të përgjegjshëm. Ata zakonisht nuk kanë shpërthime emocionale, por ndonjëherë zemërimi i tyre ju merr pjesën më të mirë që  kanë. Bricjapët drejtojnë kritikat e tyre  drejt personit të parë që ju del, kur janë me nerva.  Ata janë jashtëzakonisht mospërfillës dhe  fajësojnë të tjerët.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Koronavirus zbraz stadiumet, Juve-Inter pa tifozë: “Me shumë mundësi Serie A me dyer të mbyllura”

Sport

Koronavirus zbraz stadiumet, Juve-Inter pa tifozë: “Me shumë mundësi Serie A me dyer të mbyllura”

Emergjenca Koronavirus është një temë e nxehtë edhe përsa i përket futbollit në Itali. Masat e marra për tu kujdesur për shëndetin e atletëve e tifozëve janë ngjitur në rendin...

Në kërkim të shpresës së humbur...

Politikë

Në kërkim të shpresës së humbur...

Mbi filmin “Shpresa e e humbur”, realizuar nga “The Albanian” dhe shoqata “Shpresa Programme”, Londër Nga Flori Slatina Problemet sociale nuk janë vetëm shqetësim i organeve shtetërore, apo shoqërisë dhe shoqatave jo...

Mafia e mbetjeve/ Si u sekuestruan 18 mijë kg pajisje të rrezikshme në portin italian që po vinin në Shqipëri

Politikë

Mafia e mbetjeve/ Si u sekuestruan 18 mijë kg pajisje të rrezikshme në portin italian që po vinin në Shqipëri

Agjencia e Doganave në Ankona në bashkëpunim me Karabinierët, kanë kryer kontrolle të vazhdueshme në kuadër të parandalimit të aktiviteteve të parandalimit të krimit mjedisor, pas të dhënave për eksportin...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!