×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Bëhet film historia e vajzës që mbijetoi 41 ditë në oqean

Tuesday, 08 May 2018 10:17

Tami Oldham Ashcraft është një vajzë 24-vjeçare, e cila për fatin e keq dhe të mirë njëkohësisht, përjetoi disa skena të njëjta me ato të ngjarjes së rëndë të mbytjes së Titanikut.

Së bashku me ish të fejuarin e saj, ajo mori një jaht rreth 60 metër të gjatë dhe vendosën të kalojnë oqeanin Paqësor, nga Tahiti në San Diego, një distancë prej më shumë se 6000 kilometrash.

Gjithsesi aventura e tyre nuk shkoi ashtu si e kishin menduar, pasi një stuhi e fuqishme me erëra të forta dhe dallgë që arrinin 15 metra lartësi, bëri që udhëtimi i tyre të shndërrohej në një aventurë të rrezikshme.

I fejuari i Tamit, Richard Sharp bëri përpjekje të shumta deri në vetë flijim, për të shpëtuar të dashurën e tij, që gjithashtu rrezikoi jetën më pas, kur mbeti e vetme.

Asaj iu desh të mbijetonte për 41 ditë me stuhitë dhe dallgët e larta, derisa një ekip shpëtimi pikasi yahtin dhe e nxori në breg. “Isha shumë pranë vdekjes, por gjeja forcë për të mbijetuar, pasi gjithmonë më fliste zëri i të fejuarit tim dhe më thoshte: Unë u sakrifikova për ty, ndaj ti duhet të mbijetosh”, tregoi 23-vjeçaria.

Një kompani kinematografike ka akorduar një buxhet stratosferik për të bërë film këtë histori reale, të përjetuar nga Tami dhe i fejuari i saj, që për fat të keq nuk ia doli të mbijetojë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...