Gjermani - Izrael - një raport i veçantë

Hënë, 04 June 2018 15:49

Nga Kersten Knipp

Gjermania dhe Izraeli janë të lidhura në mënyrë të pandashme me njëri-tjetrin për shkak të gjenocidit ndaj hebrenjve. 70 vjet pas fundit të sundimit nazist, raporti pjesërisht është normalizuar.

Kur kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu viziton Gjermaninë, (04.06) ai vjen në një vend, i cili është i lidhur në mënyrë të pandashme me Izraelin. Marrëdhëniet midis dy vendeve janë formuar nga Shoah, gjenocidi i Gjermanisë naziste ndaj gjashtë milionë hebrenjve.
E megjithatë, që prej rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike nga ana e Republikës federale raporti është zhvilluar në mënyrë impresionuese. Për pajtimin e hershëm midis të dyja vendeve, meritë ka para së gjithash David Ben Gurion (1886-1973). Megjithë Holokaustin, kryeministri i parë i Izraelit u angazhua që të hidhet vështrimi tek "Gjermania tjetër". Ben Gurioni dhe kancelari i parë i Gjermanisë, Konrad Adenauer u takuan dy herë - në vitin 1960 dhe 1966 - dhe megjithatë dy burrat e shtetit të linin përshtypjen e thuajse të shokëve të largët.
Sot raporti është një raport partneriteti. Ministri gjerman i punëve të Jashtme Heiko Maas i përshkroi raportet midis të dyja vendeve para udhëtimit të tij në Izrael në pranverë 2018 si raporte partneriteti. "Besoj se në përfytyrimet për objektivat kemi përkime thuajse kudo, por ka padyshim dallime në rrugën për t'i arritur ato", tha Maas.
"Por", shtoi ministri i Jashtëm i Gjermanisë, "vendi i Gjermanisë do të jetë në të gjitha këto çështje gjithmonë në krah të Izraelit."
Kujtimi i gjenocidit ndaj hebrenjve është i rëndësishëm, por nuk është më gjithëpërcaktues, thotë publicisti gjermano-izraelit, Michael Wolfssohn. Ai e kundërshton legjendën se ishte vetëm Holokausti ai që çoi në themelimin e shtetit të Izraelit.
"Këtë ne duhet ta korrigjojmë: Izraeli do të kishte ekzistuar edhe pa Holokaustin. Dhe gjashtë milionë hebrenj do të kishin jetuar edhe më tej."
Sot Gjermania dhe Izraeli kanë qëndrime të njëjta për shumë gjëra. Por ka edhe çështje që shkaktojnë polemika, si ndërtimi i kolonive. Përballë kritikave për këtë, shumë izraelitë i akuzojnë gjermanët dhe evropianë të tjerë se nuk e zhvendosin dot veten si duhet në gjendjen e shteteve kryesisht armiqësore që rrethojnë Izraelin. Eksperti për Izraelin i Institutit Gjerman për Politikën dhe Sigurinë, Peter Lintl thotë se nga njëra anë, kjo që thuhet në adresë të evropianëve është e saktë.
"Unë besoj se shumë evropianë e kanë me të vërtetë të vështirë që ta vënë veten në vendin e izraelitëve. Fjala është para së gjithash për përfytyrimin se izraelitët ndodhen në një konflikt mbi njëqind vjeçar me palestinezët."
"Veç kësaj, në disa medie vazhdon të diskutohet ende legjitimieti i Izraelit", vazhdon Lintl. "Pasigurinë që krijohet prej kësaj të kombinuar me gjendjen e sigurisë shumë evropianë nuk e përfytyrojnë dot."
Raport politik jo pa tensione
Megjithë këtë, solidariteti me Izraelin bën pjesë në interesat shtetërorë të Gjermanisë. Në fjalimin e saj historik para Knessetit në vitin 2008, Kancelarja Merkel dukej dukshëm e prekur, kur shqiptoi fjalët e mëposhtme.

"Çdo qeveri federale dhe çdo kancelar gjerman para meje kanë qenë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e veçantë historike të Gjermanisë për sigurinë e Izraelit."
Izraelitët e hedhin tani vështrimin me njëfarë irritimi te antisemitizmi që po përhapet tani në Gjermani dhe në Evropë, në antisemitizmin e majtë, të djathtë dhe në atë islamik njëkohësisht. Nga ana tjetër, në Gjermani vërejnë mungesën e sinjaleve që të flasin për një pajtim paqësor midis izraelitëve dhe palestinezëve. Kjo në një kohë kur Gjermania ka kohë që pas SHBA është partneri i dytë tregtar për nga rëndësia për Izraelin dhe e ka furnizuar disa herë Izraelin me nëndetëse. Ekzistojnë një sërë projektesh të përbashkëta kërkimore. Por raporti politik në përgjithësi nuk është pa tensione. DW

Modifikuar më Hënë, 04 June 2018 15:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...