Shqipëria në udhëkryq

Premte, 08 June 2018 11:05

Nga Bujar Nishani 

Të dashur miq, shteti ynë i përbashkët është futur në kolaps të plotë.

Është futur shteti në kolaps sepse janë në kolaps shtyllat e tij kryesore, mekanizmat e funksionimit të tij.

Është futur në kolaps ekonomia.

Prej disa vitesh nuk flitet për “investime”, as si politikë e as si realitet. Motori i një ekonomie që zhvillohet është politika e investimeve, kryesisht në sektorët e prodhimit por dhe në infrastrukturë dhe shërbime. Investimet zero!

E vetmja para që lëvrohet me shumicë është valuta e huaj si produkt i trafikut të narkotikëve.

E vetmja fushë që kjo lloj paraje cek, është betonizimi, jo vetëm si politikë e mbytjes dhe ndotjes urbane por dhe si pastrim i pisllëkut kriminal të parasë ilegale.

Fundi i tunelit të kësaj rruge mbetet tmerrësisht i errët, i destinuar për përplasje fatale

Infrastruktura asnjë investim, (sheshet e disa qyteteve përfshirë Tiranën përveçse një shëmti urbanistike rezulton të jetë dhe një shpërdorim marramendës i parave të shqiptarëve.

Preventiva miliardëshe me çmimet e luksit evropian dhe punime të skaduara brenda viti, që nga palmat e thara tek pllakat e thyera dhe gropat e hapura.

Paratë e spitaleve, pensioneve, rrogave, ilaçeve, kopshteve e çerdheve të fëmijëve, të shpërdoruara dhe grabitura si % korrupsioni në këtë spekulim të propagandës së fasadës për mashtrim publik dhe elektoral.

Rrogat dhe pensionet; asnjë përmirësim në 5 vite, por pakësim në raport me rritjen e çmimeve, taksave dhe korrupsionit në marrjen e shërbimeve.

Asnjë investitor i huaj!

Mbyllje të biznesit të vogël dhe të mesëm dhe largim në emigracion i fuqisë më energjike të punës dhe trurit më të ri.

Kolaps i institucioneve te shtetit!

Shkatërrimi i institucionit të zgjedhjeve përmes injektimit dhe kalcifikimit të kulturës së blerjes së votave nga grupet e të fortëve të licencuar për “biznesin” e hashashit, heroinës, kokainës dhe tenderëve të parave publike.

Politizimi ekstrem, nepotizmi dhe korrupsioni i të gjitha niveleve ka atrofizuar totalisht administratën e institucioneve të qeverisë.

Shërbimi më jetik për njeriun, ai shëndetësor është shndërruar në një monstër ku në vend të lehtësimit dhe shërimit të vuajtjeve ato shtohen e rëndohen.

Institucionet e drejtësisë janë futur në kolaps total dhe kontroll të plotë partiak duke e kthyer Shqipërinë në një Zuzuland unikal ku Gjykata Supreme dhe ajo Kushtetuese janë nxjerrë jashtë funksionit duke i shpërbërë dhe Shqipëria është kthyer i vetmi vend në botë ku pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ (i njehsuar me atë ekzekutiv në fakt) nuk kanë kurrfarë kontrolli ligjor.

Prokuroria e Shteti pas 25 vitesh të lindjes së shtetit ligjor u kthye totalisht deri në kufijtë e qesharakes, në një zyrë avokatie të qeverisë dhe atyre anëtarëve të maxhorancës qeverisëse të kapur në flagrancë në skandale dhe krime penale.

Policia e Shtetit e tradhtuar dhe paralizuar legjitimiteti i të cilës i shndërruar si një bucelë argjile që mund të përplaset në tokë në çdo moment nga duart e pakontrolluara të narkomanëve që justifikimin e papërgjegjshmërisë së tyre e kanë të garantuar tek modeli i kreut të Ministrisë së Brendshme, familjar i veprimtarisë së trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Kjo tradhti dhe paralizë e policisë së shtetit nuk konfirmohet vetëm nga intensiteti i frikshëm i krimeve aq të përhapura si vjedhjet masive të shtëpive dhe bizneseve të qytetarëve apo trafikut të kanabisit të magazinuar prej një viti e që s’ka të ndalur, nga vrasjet që po shtohen çdo mesdite qyteteve të vendit, por më së shumti tek modeli zyrtar që dikton i pari qeverisë në imponimin përmes dhunës që të jep pushteti autokrat, se kush duhet të hetohet, si duhet të hetohet, çfarë akuze i duhet bërë, sa dhe si duhet të dënohet dhe se tek kush nuk duhet guxuar të afrohet hetimi dhe zbatimi i ligjit.

Policinë, prokurorinë dhe gjykatën jo vetëm i paralizoj totalisht shfaqja tragji-komike e Kryeministrit “me ekspertizën anonime” të përgjimit audio të vëllait trafikant të Ministrit të Brendshëm dhe përpëlitjet e sforcuara të taborit të agjitatorëve qeveritarë, por tashmë deri në rikthimin e shtetit në Shqipëri ato janë inegzistente “de facto”.

Sensi i gjendjes psikologjike të qytetarëve në ngërç të pa ndeshur kurrë më parë!

Paralizë totale e energjive pozitive të shqiptarëve. Humbja e shpresës dhe besimit ka zëvendësuar dëshirën, ambicien, angazhimin dhe përpjekjet.

Udhëkryq më të mjegullt s'kanë patur kurrë Shqipëria dhe shqiptarët.

Këto, padyshim janë konstatime që i bën gjithkush sot.

Këtë kolaps të shtetit e sheh dhe e prek secilin prej nesh sot.

Por dhe përgjegjësitë për shpëtimin e tij janë tek çdonjërit prej nesh sot, të dashur miq!

Angazhimi qytetar e civil për interesin e fëmijëve dhe të nesërmes ndryshe është intubimimi i vetëm për oksigjenin që do rikthejë shtetin në Shqipëri.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Kemi ikur nga Shqipëria vetëm me rrobat e trupit”, këngëtarja me famë botërore rrëfen fillimet e vështira

Show-biz

“Kemi ikur nga Shqipëria vetëm me rrobat e trupit”, këngëtarja me famë botërore rrëfen fillimet e vështira

Ava Max është një nga këngëtaret më të reja shqiptare që ka marrë famë botërore. Ajo ka ditur si të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me hitet e saj. Ava...

Tragjike, dy aktorë humbin jetën gjatë provave për serialin televiziv

Show-biz

Tragjike, dy aktorë humbin jetën gjatë provave për serialin televiziv

Dy aktorë ranë nga një urë dhe vdiqën ndërsa punonin për serialin televiziv meksikan “Sin Miedo a la Verdad” (Pa frikë nga e vërteta), njoftoi të premten rrjeti meksikan Televisa. Jorge...

Merkel më 24 janar në Stamboll, takon presidentin Erdogan

Aktualitet

Merkel më 24 janar në Stamboll, takon presidentin Erdogan

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më 24 janar do të zhvillojë një vizitë në Turqi. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se Merkel gjatë vizitës së saj do të takohet në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!