Të papunë me diplomë ka në botë, por jo kryeministër si ti!

Saturday, 09 June 2018 12:23

REDAKSIONALE

Kreu i qeverisë, Edi Rama ishte ditën e sotme në Lushnje, ku nga aty, ashtu siç bën çdo ditë, ndezi kamerën e ERTV Live dhe nisi të jepte llogari para qytetarëve për punët që nuk kishte bërë.

Këtë lloj shfaqjeje Edi Rama e pagëzoi si turni i “Llogaridhënies” disa javë më parë, ku në thelb nuk mund të gjesh asnjë lloj të përbashkët mes emërtimit dhe çfarë bën Rama.

Në çdo takim, Rama fillon e flet vetë, duke treguar për punët që vetëm ai thotë se i ka bërë dhe të pranishmit ngelin me gojëhapur e syshqyer.

Pasi flet për gati 90% të kohës që është vendosur në dispozicion të takimit, dhe pasi çfarë nuk ka nxjerrë nga gojë për qytetarët, Rama thotë se është i gatshëm që të presë pyetje nga publiku.

Pas gjithë kësaj orvatjeje në këtë takim, vetëm hallet e mëdha që kanë qytetarët, i bëjnë që të marrin mikrofonin për të folur, por më kot.

I njëjti rasti, u përsërit edhe ditën e sotme në Lushnje, ku një vajzë mori mikrofonin, u ngrit dhe tha se ishte me diplomë por e papunë.

Nga ana tjetër, Rama, për të treguar se situata në Shqipëri është normale, tha se ka plotë të diplomuar të papunë edhe në Londër, apo qytete të tjera të vendeve të BE.

Në fakt, kryeministri Edi Rama këtu ka të drejtës, pasi në çdo vend të botës ka të diplomuar të papunë.

Por, Britania e Madhe nuk ka një kryeministër si Rama, Franca po ashtu nuk ka një kryeministër si Rama.

Sepse, ndërsa Edi Rama po hartonte plane bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin për të kanabizuar Shqipërinë, kryeministrja e Britanisë ishte e zhytur në punë për të krijuar punësime të reja për britanikët.

Dhe, PO, në çdo vend të Europës ka të papunë, por Shqipëria është vendi i vetëm që ka një kryeministër të papërgjegjshëm si Rama, që rri më shumë se 8 orë në TV dhe që u thotë shqiptarëve se punë ka, po nuk doni të punoni.

/55News.al/

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 09:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...