Ligji për Teatrin, grabitësit do të përgjigjen para shqiptarëve

E mërkurë, 13 June 2018 10:34

Nga Bujar Nishani

Një akt tjetër anormal për botën e qytetëruar por krejt i zakonshëm për modelin e qeverisjes aktuale në Shqipëri ju ofrohet sot shqiptarëve. Qeveria socialiste ka përgatitur një ligj që shpërfill Kushtetutën e vendit, shkel kodet civile dhe penale të shtetit dhe injoron nja 5 apo 6 ligje të tjera të miratuara nga Parlamenti.

Mazhoranca ka përgatitur ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe truallin e tij bashkë me troje të tjera publike në atë zonë ja jep një biznesmeni të ndërtoj kulla, e ai, ti shes ato për qejf të vet !

Një ligj të posaçëm, për një biznesmen të posaçëm, për fitime private duke grabitur pronën publike!

Është folur e do flitet gjatë në vijim për të paimagjinueshmen që në fakt po ndodh, ndër sy e fytyrë të të gjithëve me këtë ligj “të jashtëzakonshëm”.

Flitet për shkelje të Kushtetutës e ligjeve, për përdhosje të parlamentarizmit, për grabitje të pronës publike, për shkatërrim të trashëgimisë kulturore, për shpërfillje të komunitetit të artistëve, etj, etj.

Por ajo që godet më shumë në këtë rast, të paimagjinueshëm që mund të ndodhte, por të trishtueshëm në triumfalizmin e vet barbar (në kuptimin e shtetit ligjor), nuk është as Kushtetuta e ligjet, as parlamentarizmi e kultura, as artistët dhe korrupsioni, Jo !

Shuplaka më përvëluese që jepet nga kjo qeverisje me këtë rast është përbuzja e popullit dhe një shoqërie të tërë.

Përbuzja e një populli, sepse i hidhet mbi fytyrë si një paçavure, Kushtetuta dhe Ligji !

Përbuzje e një shoqërie sepse pushteti tallet publikisht me garancitë e rregullave që mbajnë në këmbë vetë këtë shoqëri.

Përbuzje e shtetit vetë, sepse midea e një idividi që ka ndër komandë shkopin, skrapin dhe prangat e policisë mund ta vendosë në sahanin e lukunisë së vet çdo llokëm që i teket nga toka, deti dhe ajri i këtij vendi.

Kjo e paimagjinueshme tashmë po ndodh realisht ndaj ka dhe reagime.

Më të parët aktorët e Teatrit Kombëtar që prej kohësh në shumicë brenda komunitetit të tyre po qëndrojnë dhe protestojnë.

Respekt dhe mbështetje duhet dhënë ndaj tyre !

Ashtu siç ndihesh edhe keq kur ndonjë deklaratë limonatë brenda asaj proteste më shpejt e më parë nxiton të thotë “se ajo protestë nuk është politike” se sa të dënoj fort aktin politik më të papërgjegjshëm të një qeverie që përbuz publikisht e brutalisht popullin e vet.

Të thuash që nuk është politike kjo situatë është veçse një kufizim intelektual.

Kushtetuta është politik. Ligjet janë politik. Funksionimi i shtetit ligjor është politik. Arti dhe kultura janë politik. Shteti dhe sistemi janë politik.

Nuk janë vetëm partitë “politike”.

Natyrisht që edhe në këtë rast partitë politike që e ndjejnë se përdhoset ligji dhe shteti, populli dhe sistemi janë në të drejtën e tyre të reagojnë.

Protesta e artistëve pa dyshim që nuk është në shërbim të ndonjë partie politike, por është plotësisht kundër një vendimi politik të një qeverie.

Në fund të fundit asgjë nuk do mund të zgjidhet jashtë sistemit politik.

Kaosi dhe anarkia do grabisin, dhunojnë e përbuzim më shumë.

Por natyrisht që populli ka detyrën që ta pastrojë dhe përmirësoj sistemin politik.

Këta që arrijnë deri në këto çmenduria ligjore si ky ligji për prishjen e Teatrit dhe zaptimin e pronës publike për biznes privat duket që e kanë harruar sistemin politik që gjithsesi nuk e zhbëjnë dot plotësisht.

E kanë kot tek mendojnë se duke e certifikuar një grabitje të tillë masive të pronës së shqiptarëve me ligj dhe kartonë parlamentarësh, do të mund ti ikin përgjegjësisë ligjore.

Jo, nuk i ikin dot.

E rëndësishme është që shqiptarët të vendosin që këta grabitës të përgjigjen.

Natyrisht, parlamentarët që do të votojnë atë ligj nuk do mbajnë përgjegjësi ligjore.

Imuniteti i tyre kushtetues i shpëton nga ajo.

Ata do kujtohen dhe përmenden gjithnjë si deputeti/tja që prodhoj një “ligj special”, antikushtetues që grabiti pronën e shqiptarëve për sahanin e pushtetarëve.

Kryeministri, Ministri i Kulturës dhe Kryebashkiaku i Tiranës mund ti gëzohen përkohësisht asgjesimit të sistemit të kontrollit gjyqësor duke e zhbërë Gjykatën Kushtetuese ku ankimi do rrëzonte këtë çmenduri ligjore, por përballjes së tyre me ligjin nuk i shpëtojnë dot.

Ai ligj nuk mund të zbatohet dot përsa kohë janë në fuqi Kushtetuta dhe kodet civile e ai i procedurës civile, kodi penal e ai për pushtetin lokal.

Në hierarkinë e doktrinës së jurisprudencës të gjitha këto qëndrojnë më lartë se “ligji i jashtëzakonshëm” i kësaj qeverisje.

Kushtetuta dhe kodet kanë detyrimin të zbatohen më përpara se çdo ligj i një shumice të thjeshtë.

Çdo akt i nënshkruar nga Kryeministri, Ministri i Kulturës dhe Kryebashkiaku i Tiranës për këtë pronë publike edhe pas miratimit të këtij ligji i ngarkon ata me përgjegjësi penale.

Ata kanë detyrimin ta zbatojnë më së pari Kushtetutën dhe Kodet e shtetit se sa këtë ligj. Ai vjen pas tyre !

Këtë duhet ta regjistrojnë në memorie shqiptarët dhe ta kthejnë si ndëshkim ndaj përbuzjes arrogante që po ju bëhet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...