Ka aktorë që duan partinë para Teatrit Kombëtar

E Enjte, 14 June 2018 20:03

Në takimin e sotëm, apo dëgjesën publike të artistëve të Teatrit Kombëtar me kryebashkiakun Veliaj, por edhe më herët, në intervista e daljet e tyre publike, ka disa aktorë që shfaqen kundër pjesës tjetër të artistëve, kolegëve të tyre të skenës, duke krijuar imazhin se aktorët për TK janë të përçarë, nuk janë në një zë për Teatrin Kombëtar. Ata përveçse flasin lart e poshtë për “reformat” e Ramës, Veliajt e Kumbaros, krijojnë edhe përshtypjen se ata që protestojnë janë të shtyrë nga opozita, nuk duan reformat, nuk duan teatrin, punën… etj. Ata nuk marrin pjesë në protesta, debate, por janë të pranishëm në media. Madje disa prej tyre dolën hapur sot edhe në krah të Veliajt, pavarësisht se e luajnë bukur rolin e tyre, kur u qanë zemra për teatrin, artin (s’ka rëndësi ku bëhet, s’ka rëndësi në ka apo nuk ka kulla sipër apo pas TK, mjafton të ketë teatër). Ata duan më shumë partinë sesa teatrin, duan më shumë Veliajn, kryetarin e partisë, dhe nuk dalin dot mbi veten e tyre, mbi të kaluarën e tyre. Ishallah nuk janë edhe aksionerë të kullave, edhe pse e dinë mirë se kurrë nuk do jenë pronarë, por thjesht shërbëtorë të partisë së tyre.

Sot është afati i fundit për Ramën, Veliajn e Kumbaron dhe sot në orën 19.00 do të kuptohet mirë se kush është për teatrin e kush është për partinë! Këta aktorë që kujtojnë se edhe kjo ngjarje është pjesë e teatrit, është një lojë, do ta kuptojnë se kjo është më shumë se një pjesë teatrale, më shumë se një tragjedi apo dramë. Teatri Kombëtar ka 70 vjet aty, do jetë edhe nesër, ndërsa partia, kryetarët shkojnë e vijnë. F.S

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 13:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...