×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ç'po ndodh me Gardën e Republikës?

Diel, 01 July 2018 20:01

“Eshtë elementare Watson”, do të thoshte Sherlock Holmes i Sir Arthur Conan Doyle

Për këdo personalitet, një shofer është një kuti e zezë për të dhe kjo vlen veçanërisht për politikanët. Prandaj, kur  shoferi i një politikani vdes, edhe në qoftë realisht vetëvrasje, pozicioni i tij dhe afërsia me politikanin nuk të çon kurrë t’i besosh vetëvrasjes.

Parimi i kryesor i kriminologjisë është që çdo rast vdekjeje, përveçse shkakut natyror apo aksidentit, duhet të trajtohet si vrasje derisa të provohet e kundërta.

Janë një sërë rrethanash që të bën të dyshosh mbi rastin e shoferit të ministrit të Brendshëm, të ndjerin Shkëlzen Qordja. Janë katër elementë që duhen analizuar: vendi, koha, arma dhe Rama.Një tjetër faktor që e mbush me mister këtë rast është nxitimi dhe shpejtësia për ta mbyllur!

Së pari, vendi! Depresioni apo çfarëdo shkaku tjetër që mund të shtyjë një njeri të kryejë vetëvrasje nuk shpërthen në vendin e punës, veçanërisht në një garazh ,që konsiderohet si një vend prite apo atentati. Kjo vendngjarje na le të nënkuptojmë për një vend të mbyllur, që nënkupton një mjedis ku para se të mbërrijë prokuroria apo policia, qeveria ka aksesin e parë të ndërhyrjes. Pra, është një vend hermetikisht i mbyllur dhe prokuroria u njoftua 3 orë e gjysmë me vonesë.

Po, këtu tek vendi i ngjarjes është vet njoftimi i Policisë që përgënjeshtron vetveten. Sipas njoftimit të Policisë, i ndjeri është gjetur i mbyllur në makinën e tij? Pyetja që shtrohet është a shqetësohet dikush që kryen vetëvrasjen të ulet në sedilje e të mbyllë derën e makinës?  

Së dyti, koha ! 31 vjeçari nuk ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike. Ai jo vetëm ka festuar me miqtë e tij, por edhe ka publikuar në rrjetet sociale momente të festës në rrjetet sociale.

Së treti është arma. Nuk është evidentuar në historinë e kriminologjisë vetëvrasje me automatik  dhe pasi të ketë qëlluar, të mbetet në duar.

Së katërti, është vetë dalja e Ramës që si ai krimineli që kthehet në skenën e krimit me fshirë gjurmët, ai përdori zërin dhe potencën që i jep posti i Kryeministrit për ta shpallur vetëvrasje. Edhe kjo, s’është parë e as dëgjuar që Kryeministri të caktojë se kush vritet e kush vetëvritet.

Natyrshëm,  kjo ngjarje dhe ajo paraardhëse e shefit të Gardës të Kryeministrisë, që u shtyp me makinë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, hedhin një vello të zezë dyshimi mbi vet institucionin e Gardës. Ç’po ndodh me të kur siguri-garantuesit nuk kanë vet siguri? Pse? Sepse deri më tani, kemi dy gardistë të vdekur, njëri i kryeministrit e tjetri i ministrit dhe pikërisht ky emërues i përbashkët e bën misterin e rastit të  fundit të rezonojë grimca dyshimi tek rasti i parë. /55News.al/

Modifikuar më Hënë, 02 July 2018 13:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...