Pa dardanë turizmin shqiptar e merr djalli

Diel, 22 July 2018 08:16

Nga Gani Mehmetaj

Si televizionet shqiptare që dinë ta godasin industrinë e turizmit shqiptarë, s 'ka konkurrent a shtet armiqësor ta bëjë më me efikasitet. Kur shqiptarët e Dardanisë bëheshin gati të kalonin pushimet nga Velipoja e Shëngjini në Ksamil, televizionet shqiptare i transmetonin fyerjet denigruese prej rrugaçi të skizofrenit Mustafa Nano, Olsi Jasexhi, që nuk do t' i bënte as çmenduraku kriminel, Shesheli serb.
Sikur nuk mjaftonte  kjo marrëzi idiotësh kundër interesave të industrisë së turizmit e të shtetit shqiptar, dalin analistët që thonë se po nuk erdhën turistët nga Dardania do t'i plotësojmë me turistë nga Serbia! Ata gomarë mëtojnë se e gjetën zgjidhjen, ndërsa si të pa kokë që janë nuk e dinë se nuk është ashtu.
E para, pos disa grupeve turistike serbe të financuara nga shërbimi sekret i tyre me agjencitë  turistike JAT-i, Putnik etj, pjesa dërmuese e serbëve as falas nuk do të vinin në Shqipëri. Kanë paragjykime të tmerrshme (sado t'u përgjërohen nikoqirët se i duan, se ata nuk janë si "kosovarët"). E dyta, serbët e kanë Malin e Zi të gjuhës së tyre, ku kanë pushuar mbi 70 vjet, kanë lidhje familjare e emocionale. E treta, serbët e kamur vdesin për bregdetin turk, meqë edhe turqit vdesin për serbë.
Njerëzit e industrisë turistike shqiptare duhej ta kuptonin se 95 për qind e shqiptarëve të Dardanisë ende bëjnë turizëm patriotik, sepse shërbimet turistike lënë shumë për të dëshiruar. Autori i këtij shkrimi në 20 vjetet e fundit në bregdetin shqiptar i kalon pushimet vetëm për shkaqe patriotike, ndërsa më parë mbi 20 vjetet i ka kaluar në bregdetin kroat.
Nikoqirët shqiptarë të turizmit duhet të zgjedhin në mes të " kosovarëve" dhe serbëve. Sepse të dy palët kurrë nuk do t'i kenë. Kroacia është shembulli më i mirë për këtë. Nuk kanë serbë në bregdet, ndërsa dikur i kishin shumicën e pushuesve serbë, por e kanë turizmin më të zhvilluar, mbase në tërë Evropën jugore. Dhe kanë shumë dardanë: pronarë restorantesh e turistë që i çmojnë shumë.  
Pa dardanë turizmin shqiptar do ta merr djalli. Sivjet dy skizofrenë me disa kanale televizive shqiptare e shkatërruan turizmin me fyerjet e denigrimet ndaj dardanëve që e mbajtën gjallë  bregdetin shqiptar, vitin e ardhshëm është mirë që këta tipa t'i hidhni në ujëra të zeza.
Nuk ia këshilloj asnjë dardani që bregdetin shqiptar ta zëvendësoj me bregdetin turk a grek, ndërsa sivjet fatkeqësisht të zemëruar, mijëra turistë e bënë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rrezikojnë falimentimin!Rita Ora dhe Dua Lipa kërkojnë ndihmë

Lifestyle

Rrezikojnë falimentimin!Rita Ora dhe Dua Lipa kërkojnë ndihmë

Dy këngëtaret e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, u janë bashkuar kolegëve Ed Sheeran, The Rolling Stones, Sir Paul McCartney dhe 1.500 këngëtarëve të tjerë, për të nënshkruar...

Aksident në rrugën e Zall Bastarit në Tiranë, mjeti del nga rruga, ndërron jetë pasagjeri 24- vjeçar

Kronikë

Aksident në rrugën e Zall Bastarit në Tiranë, mjeti del nga rruga, ndërron jetë pasagjeri 24- vjeçar

  TIRANANjë aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën e Zallbastarit në Tiranë teksa ka ndërruar jetë një pasagjer 24- vjeçar. Saktësisht, një mjet ka dalë nga rruga tek vendi I quajtur...

“Nuk më pëlqen fare kur …”- Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij Julian Deda dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

Aktualitet

“Nuk më pëlqen fare kur …”- Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij Julian Deda dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

  Aktori i mirënjohur Zef Deda ka folur hapur për mënyrën e aktrimit të artistëve të rinj sot. Ai është shprehur se sot aktorët nuk bëjnë për të qeshur pasi libretisti që...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!