Kufijtë e Kosovës, Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të heshtë

Tuesday, 04 September 2018 17:48

Nga Tritan Shehu

A po pregatitet realisht një projekt Rezolute për Kuvendin e Shqipërisë nga PD ne lidhje me ceshtjen e “rikonfigurimit” te kufirit Kosove-Serbi?

Kete pyetje ma kane drejtuar sot per mendim gazetare, perfaqesues mediash, kolege apo dhe te tjere....

Prandaj gjykova qe te bej kete postim:

E kam theksuar dhe dite me pare se Kuvendi i Shqiperise nuk mund te qendroje pasiv perpara nje ceshtje kaq te madhe per Kosoven, Shqiperine, shqiptaret e Rajonin tone.

Aq me shume kjo kur nga partneret tane si ShBA, personalitete te tyre nuk kane shprehur asnje entusiazem per kete “projekt”, kur kane deklaruar se nuk do te behen pjese e tij.

Ndersa nga ana tjeter lideret kryesore europiane si Zj. Merkel e kane quajtur ate tejet te rrezikshem edhe per vete stabilitetin e Rajonit.

Ne te njejtat linja kane qene edhe liderat e figurat kryesore politike shqiptare ne Rajon.

Te vetmet zera zyrtare entusiaste per kete “projekt” kane ardhur nga Beogradi, qe ne te vertete ka dhe autoresine e vjeter te tij.

I vetmi qe nuk ka dhene gjykim e mendim eshte Kryeministri i yne, gje qe po te analizohet ne nje kontekst me te gjere, te ben ta klasifikosh ate si bashkeautor.

Ne keto kushte Kuvendi me institucionet e tij si Komisioni i Jashtem e deri te Seanca Plenare, duke shfrytezuar mekanizmat perkatese te tyre, duhet te vihen ne levizje, jo thjesht per te qartesuar pozicionet e cilido, por vecanerisht per te qene pjese aktive ne mbrojtje te arritjeve te mahniteshme te shqiptareve ne Rajon, ne keto 25 vite.

Politika jone keshtu do te kontribuoje perseri edhe per stabilitetin e Rajonit, si dhe per konsolidimin e pershpejtimin e proceseve integruese te tij ne BE e NATO.

Veprime te tilla tonat pa asnje dyshim shkojne paralelisht jo thjesht me mbrojtjen e terresise teritoriale te Kosoves, por dhe me vete interresat tona te gjera kombetare.

Shpresoj qe sot edhe Kuvendi i Kosoves te shprehet qarte ne mbrojtje te tyre.

Modifikuar më Tuesday, 04 September 2018 17:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...