Opozita e bashkuar tregoi se nuk e braktis Shkodrën!

Tuesday, 04 September 2018 18:15

Nga Izmira Ulqinaku


Ne, deputetët e opozitës nuk pranuam të jemi fasada e hapjes së punimeve të Parlamentit, por zgjodhëm pikërisht ‭qytetin tonë, si tribunën e zërit qytetar që nuk i dorëzohet krimit dhe për të dhënë mesazhin e qartë se nuk mund të tolerojmë më një gjendje të tillë ku kjo qeveri na ka zhytur.
Nga Shkodra Opozita jo vetëm tregoi që është në krah të qytetarëve shkodranë, por edhe se është gati për të filluar një fazë të re të aksionit opozitar. Çdo shqiptar sot, nga Veriu në Jug e ka kuptuar më së miri se‭ ‬nën‭ ‬një‭ ‬qeverisje‭ ‬të‭ ‬tillë‭, ‬ku‭ ‬shteti‭ ‬është‭ ‬kapur‭ ‬në‭ ‬çdo‭ ‬ind‭ ‬të‭ ‬tij‭ ‬nga‭ ‬trafikantët,‭ ‬të korruptuarit, të paaftët, nga krimi i organizuar, nuk ka më shpresë për një jetë normale.
Opozita në Shkodër ka treguar krejt qartë se nuk mund të jetë më pjesë e asnjë diskutimi a votimi projektligjesh e ligjesh, kur çdo reformë të nisur kjo kastë i deformon në skema për të grabitur apo për të kapur drejtësinë. ‭ ‬
Në Shkodër, Partia Demokratike me aleatët e saj, tregoi se është forca politike e qytetarëve, forca e kurajos civile që nuk i trembet krimit.
Në një moment të tillë kur i gjithë opinioni shqiptar pret reagimin e shtetit përballë krimit në Shkodër, Ministri i Brendshëm me paturpsinë më të madhe nga foltorja e Parlamentit në vend që të japë llogari për paaftësinë e policisë dhe dorëzimin e saj përballë bandave, thotë që "‭nuk‬ dua t’i hyj këtij diskutimi‭...dhe se ..‬kauza e opozitës është e gabuar"‭. Imagjinoni ku mbërrin‬ paftyrësia e kësaj qeverisjeje, saqë në vend që të përgjigjet për atë çfarë po ndodh në Shkodër merret me kauzën e opozitës. Por a ka kauzë më të madhe sesa solidarizimi me një qytet (por edhe tërë Veriun në përgjithësi) të cilin kjo qeveri e ka braktisur që kur erdhi në pushtet. A ka kauzë‭ ‬më‭ ‬të‭ ‬madhe‭ ‬sesa‭ ‬të‭ ‬mbështesësh‭ ‬Shkodrën,‭ ‬kur‭ ‬përveç‭ ‬varfërisë,‭ ‬mungesës‭ ‬së investimeve, kjo qeveri e ka lënë edhe në mëshirën e bandave?
Si deputete e Shkodrës, por mbi të gjitha si qytetare e saj them me bindje se kauza jonë politike e ka pikënisjen këtu.
Dua të kujtoj këtu një shprehje shkodrane për qeverinë dhe z. Xhafa në veçanti, se ata janë si uji që vjen e shkon, ata do të ikin dhe do të harrohen, dhe Shkodra do të vazhdojë të jetë qyteti që nuk do të arrijnë ta mbajnë peng asnjëherë.
Si shkodrane e them se, ashtu si gjithmonë në këtë vend ndryshimet e mëdha kanë filluar nga Shkodra, edhe këtë herë s'do jetë ndryshe; Opozita e Bashkuar e ka filluar përmbysjen e këtij klani trafikantësh e kriminelësh që na qeverisin.
#ramaik

Modifikuar më Tuesday, 04 September 2018 18:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...