Mbretëroi errësira, po tani?

Hënë, 10 September 2018 15:16

Nga Enton Abilekaj

Është dita më e zezë për televizionet dhe teleshikuesit. Duhet të ishte ditë historike shkëputja përfundimtare nga transmetimet analoge në dixhitale, por errësirra sundon në shumicën e shtëpive. Shumica e qytetarëve me të ardhura minimale nuk kanë televizorë më marrës dixhital. Duhet të blejnë dekoderat universalë, po në treg nuk ka të tillë. E vetmja mundësi është që të pasurojnë më shumë kompanitë që kanë pronësinë e transmetuesve numerikë duke blerë dekoderat e tyre. Nuk është problemi se pasurohen ata që e filluan në mënyrë të paligjshme aktivitetin, por as ky shpenzim nuk e zgjidh problemin. Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) vetëm sa ka ndihmuar qeverinë që të zhysë shqiptarët në errësirën informative, duke e inkurajuar monopolizmin e transmetimeve , duke i shërbyer grykësisë së 7 operatorëve ( në fakt janë 4), që kanë marrë frekuencat kombëtare për të ofruar një shërbim të domosdoshëm, jetik për një vend demokratik. Qeveria vetëm sa pasuroi klientët e saj, duke sajuar shpërndarje dekoderash, që në fakt ishte vetëm trasfertë parash tek bizneset e tyre.

Sot gjysma e Shqipërisë është në errësirë. Një errësirë si ajo e republikave islamike, ku televizioni është i ndaluar, ose lejohen vetëm TV që kalojnë censurën. Ekranet nxijnë, televizorët janë tepër nëpër shtëpitë e varfra. Hapni radiot, dëgjoni Zërin e Amerikës. Radio Londra është mbyllur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...