Presidenti serb rehabilitoi fashizmin e Millosheviqit - pranoi se ai ka dështuar në luftë

Tuesday, 11 September 2018 08:36

Një presidenti proevropian, siç e pandehin në Bruksel Vuçiqin, do të duhej t’i tërhiqej vërejtja nga Mogherini e nga Hahni se lëvdatat për ideologun e fashizmit koncesual serb të viteve ’90-a, Sllobodan Millosheviq, në Kosovë janë në kundërshtim me përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon dhe bien ndesh me frymën që promovon BE-ja

Me fjalimin e tij, për Millosheviqin, si lider i madh, presidenti aktual serb jo vetëm që shkeli parimin mbi të cilin i ishte dhënë leja për të vizituar Kosovën, por justifikoi bllokadat në rrugët e Drenicës. Dhe anulimi i lejes për ta vizituar një manastir në Banjë nga kryeministri Ramush Haradinaj ishte plotësisht racional.

Mirëpo, në thelb fjalimet e tij ishin kontroverse (retorika e paqes zinte vend qendror) dhe frikësuese për serbët (demografia deprimuese), ndërsa e pranoi faktin projekti i tij i ndarjes së Kosovës nuk po kalon te fuqitë e mëdha, duke e përmendur fjalimin në Shkup të kancelares Angela Merkel…

Fjalimi i Vuçiqit në Mitrovicë – veri, ishte një përzierje e retorikëve populiste me thirrje dëshpëruese për paqe. Derisa ka ngritur akuza të njohura për shqiptarët, sipas skemave të vjetra të hegjemonizmit serb, thirrja për kompromis me shqiptarët dëshmonte se ai po përgatit masat për këtë mundësi. Mirëpo, Vuçiq i shpall luftë mitit serb për Kosovë, konform me lindjen e akademikut Svetislav Basara që e kishte bërë publike në një bashkëbisedim me ish-presidentin serb Boris Tadiq (Status, 02.06.2011.)

“Nuk ju dua në qiell, por të gjallë, në tokë, në Kosovë…” dhe “Nuk kemi më serbë për të gjuajtur... Shekulli 20 na ka mbytur” – këto janë dy fjali që ai synon ta ndërrojë retorikën agresive me atë të paqes.

Presidenti serb si një ish-ministër i regjimit millosheviqian dhe zëdhënës i Sheshelit, dëshiron që ta rehabilitojë Millosheviqin, por edhe gjeneralët e luftës serbe për Kosovën, por njëkohësisht i cilëson fatale rezultat faktike të kësaj lufte duke lëshuar akuza kundër NATO-s, që e cilëson “qyqare”.

Në fjalimin para zyrtarëve serbë të Listës Serbe ai tha: “Luftuam me krenari e guxim kundër NATO-s dhe humbëm, sepse kemi menduar se jemi të vetëm në botë dhe nuk kemi ditur për interesat e tjerëve…”

Dhe duke mëtuar ta hedhë argumentin e luftës për ta ndërruar atë me paqen, jep dëshmi se gjatë pushtetit të Millosheviq it janë kthyer në Kosovë rreth 1000 serbë, ndërsa e kanë braktisur atë 100 mijë?!

Nganjëherë fjalimi i tij ngjante në thirrjet e OJQ-ve të Beogradit që avokojnë kundër luftës, duke i dhënë rëndësi sjelljes paqësore. “Të sillemi si shqiptarët në vitet ’70 dhe ’80. (…) Më keni zgjedhur për jetë, jo për vdekje prandaj nuk ua përmendi pushkët…”

Ashiqare, presidenti serb dëshironte ta mbante patriotizmin lart dhe njëkohësisht të krijonte psikologjinë masive për marrëveshje me shqiptarët, nëse Serbia detyrohet për këtë, por duket se personalisht nuk është i gatshëm për këtë, jo së paku që kjo të ndodhë shpejt, sepse përmend pesë, dhjetë vjet. Kontroverset i dalin në pah, kur pas akuzave që shqiptarët po i sulmojnë serbët dhe ata - madje derisa fliste - paskëshin shtënë me pushkë e topa, ai megjithatë përmend mundësinë e pajtimit.

“Mund të jemi miq me shqiptarët pas 50 vjetësh…”

Në fjalimin në Mitrovicë e pranon se Kosova është njohur nga mbi 100 shtete dhe po ashtu e pranon se verdikti i GJND-së ishte fatal për Serbinë, për çka akuzon rivalët politikë gjithandej, por përmend Oliver Ivanoviqin si për shfajësim për vrasjen e tij?!

Dhe tash nga historia e mitit serb mësyn të kapërcejë në një metodë të re – të paguajë koston me para – duke kërkuar që nga politika e agresionit të kalojë në metodën e investimeve – pra dëshiron të provojë fuqinë e parasë në Kosovë, që e premton me shumicë.

13 milionë në “Trepçë”, gjashtë milionë për ujësjellës në tri komunat veriore, dy milionë Kishës në Graçanicë etj.

Në fjalën e tij në Zveqan presidenti serb përfaqësuesit të këtij Manastiri i referohet “Pope”, pra i premton atij se do të jetë dorëlirë dhe jo strukturave politike serbe?! Prishtina zyrtare duhet të investigojë destinimin e atyre parave.

Në fjalimin e tij në Zveqan, Vuçiqi vë në pah faktin më të dhimbshëm për Serbinë aktuale, ngase demografia, sipas tij, është në favor të shqiptarëve.

“Shqiptarët janë 17 vjet më të rinj, pra një gjeneratë pune e kanë më shumë se ne”.

Presidenti serb me faktet si gogol dëshiron t’i zmbrapsë serbët kokënxehtë nga ideja e luftës së re për Kosovën. “Po vdesim shumë – po lindim pak - Ju dua të gjallë, me fëmijë, shkolla e libra..” e dëshmojnë.

Duhet të theksohet se fjalimi i tij në Ujman konsistonte me “kishërimin e liqenit artificial” duke zëvendësuar vlerat e Serbisë qiellore me diçka të përtokëzuar.

Evokonte për jetën kundër vdekjes, ekonomi në vend të nacionalizmit!

Mirëpo, dëshmoi maturi kur u shpreh se ujëmbajtësi është jetik për dy palët!

Por, ai është skeptik për korrigjimin e kufijve.

“Merkel e ka fuqinë dhe vendos për ne – jemi vend i vogël dhe i pafuqishëm;”

Retorikën e tij populiste tentonte ta zbuste me kundërshtimin e nacionalistëve nga të dyja anët.

“Janë përralla pretendimet për zhdukje të ndërsjellë”.

Kjo ishte ditë e gjatë dhe plot kontroversa për Vuçiqin dhe mbijetesa e tij me 9.09 2018 dëshmon se Serbia është e pafuqishme, po aq sa lideri i saj shumë i votuar dhe se mashtrimi ndaj serbëve është në të sosur!? Zeri.info

(Autori është këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.)

Modifikuar më Tuesday, 11 September 2018 08:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...