Shqyerja e kohës

Tuesday, 19 February 2019 16:49

Nga Qemal SAKAJEVA/

Djali e pati sjellë nënën e vet  85-vjeçare  në  kryeqytet.  Ajo jetonte në fshatin e Babunjës së Myzeqesë në Lushnjë.  Tek çapitej ngadalë  trotuarit në rrugët e ish-bllokut,  nëpër të cilët shkelte për herë të parë në jetën e  vet, mbeti e habitur  kur  përballë pa vajza e djem, por sidomos vajza të rritura, me pantallona të shqyera në gjunjë, nga pas vitheve, nëpër  kofshë e kërcinj. 

“Tirana qënka bërë për gjynah. Plot çupa e çuna  paskan ikur nga fiqiri. Gjilpëra ka plot. Penj  sa  të duash. Çupa duarthara, dalin udhëve  për  turp”, i tha të birit. Ai u mundua t’i shpejgonte  që “ kështu është moda tani”, nënë.  

Pikërisht asaj vere,  miku i përbashkët Gjovalin Gjeloshi   kishte ftuar disa miq për drekë  në shtëpinë e  vet, në Zadrimë të Lezhës:  Prof. Hamit Boriçi, i njohur në fushën e gazetarisë; Prof. Ahmet Osja,  me shumë emër në fushën e bujqësisë; ndërsa klerikun  Patër Pashko Gojçaj e takoja për herë të parë aty. Ai ishte  lindur në fshatin Skorraq të Hotit në Mal të Zi. Mësimet e para i pati marrë  afër vendlindjes, në fshatin Arrëz, gjimnazin e kreu në Split dhe noviciatin  në Zarë,  ndërsa studimet teologjike në Split të Kroacisë dhe Fulda të Gjermanisë.  Patër Pashko shërbente Vikar gjeneral i Arkipeshkvisë së Tivarit, drejtor i Caritas dhe qe themelues e kryeredaktor i revistës  Zani i Shna Ndout. Ai është  një klerik tipik që ndiqte gjurmët e françeskanëve të njohur.  Patër Gojçaj kishte disa botime, dhe ndër to më dhuroi edhe  librin me poezi Takimi i kohëve,  i botuar  me rastin e 800-vjetorit  të jubileut françeskan. Në faqen 29  të vëllimit ndesha malësorin Pater Gojçaj, i shkolluar fort mirë,  që  me vargje poetike kishte ballafaquar kohët prej të cilave plaka myzeqare pati mbetur e shastisur tek çapitej me të birin  udhëve të Tiranës. Ajo  është  një përpjekje  për  përgjigje e njeriut të ditur, por  mbetej përsëri pyetja.

N’ pantallona t’shkyeme

Atëherë kur nuk  kishim,/i bajtëm pantallonat e shkyeme,/ e nuk ishim në modë./ Sot që kemi,/ i bajmë pantallonat e pashkyeme,/ e prapë nuk jemi në modë./ Sot bahen të shkyeme./

 O tempora, o mores!

O nuk shkyhen vetëm teshat,/ por shkyhen edhe kohnat./ E me çka t’i harnojmë ato?/ Si për çudi, xhubleta e çakshirtë,/ Nuk shkyheshin kurrë!/ Sot që nuk bahen,/ Ato i shkyen koha./ Kush e din /si do të bahen pantallonat nesër,/që të ecim me kohën?!”

Edhe plaka e moçme, edhe kleriku i ndriçuar me dije mbeten të  habitur përpara shfaqjes, bënë të njëjtën pyetje për të nesërmen pa pritur përgjigje. Se e nesërmja rri fshehtë, askush nuk mund ta dijë.

Modifikuar më Tuesday, 19 February 2019 16:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...