Zoti Soreca! Mirë shqiptarët, po italianët që marrin drogë nga Rama nuk të dhimbsen

Tuesday, 19 February 2019 18:00

Luigi Soreca, Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë na deklaroi sot se dorëzimi i mandateve nga opozita është kundër Reformës në Drejtësi dhe dëshirës së 93% të shqiptarëve që duan të integrohen në BE.

Duhet të jetë një lajthitje e një ambasadori të nivelit të lartë si ai i Bashkimit Europian të thuash se Shqipërinë po e le mbrapa opozita dhe jo arsyet e vërteta që shtetet anëtare e thanë publikisht qershorin e  vitit që lamë pas, kur renditën si shkak të mos hapjes së negociatave ishte droga dhe korrupsioni i lartë i zyrtarëve të lartë. Pa i shtuar këtu edhe skandalet që kanë plasur në vendin tonë pas shtyrjes së negociatave verën e kaluar dhe mund të rendisim skandalet që tashmë jo opozita, por media si Zëri i Amerikës i ka zbuluar me tenderët, si ai i Unazës së Re, apo edhe dosja e famshme e blerjes së votave nga grupe kriminale që bashkëpunonin me eksponentë të lartë të Partisë Socialiste.

Soreca duket se e bëri deklaratën e sotme me sy mbyllur dhe larg të qenit diplomat, pasi edhe vetë është koshientë se Reforma në Drejtësi nuk është ajo që të gjithë shqiptarët e prisnin. Soreca është në dijeni se vettingun nuk po e kalojnë gjyqtarë e prokurorë pse nuk justifikojnë 1 milionë lekë, ndërsa po e kalojnë prokurorë e gjyqtarë që edhe Operacioni Ndërkombëtar i ka dhënë kartonin e kuq në proces.

Me sy mbyllur do e ketë bërë deklaratën Sorca përderisa kërkon të fshehë skandalin e  blerjes së votave. Një dosje me numrin 339 mbahet e pluhurosur në sirtarin e  Arta Markut dhe Donika Prelës, dy veglave të Ramës që ONM i ka ankimuar si të papërshtatshme për standardet e Reformës në Drejtësi dhe vettingun e kaluan me urdhër nga lart. Dosja, ashtu sikundër e ka bërë publike Zëri i Amerikës ka përgjime të zyrtarëve socialistë që përdorin grupe mafioze për të shantazhuar dhe blerë votën në favor të Partisë Socialiste. Blerja e votave është vulosur edhe në raportin e OSBE-ODIHR

Soreca me origjinë është një italian. Kjo deklaratë e tij kundër vullnetit të dhjetëra mijëra shqiptarëve që dolën në shesh në 16 shkurt, nuk duket se do të merret shumë parasysh. Shqiptarët janë të vendosur për ta rrëzuar këtë qeveri të hajdutërisë, drogës dhe krimit, por Soreca duhet të jetë pak i ndjeshëm edhe për patriotët e tij italianë. Atij duhet ti dhimbsen në radhë të parë italianët e tij që po drogohen nga kanabisi shqiptar që Adriatikun e ka bërë të vetmen urë lidhëse mes dy shteteve./ REDAKSIONALE

Modifikuar më E mërkurë, 20 February 2019 09:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...