Erdhe si arsimtar vizatimi, po ikën si hajdut

Premte, 22 February 2019 11:52

Nëse pushteti të rregullon për mirë, kryeministrin në ikje e ka marrë për tatëpjetë. Nga mësues i pikturës, ai po ikën si një hajdut. Edi Rama një ish mësues i pikturës iu vetë ofrua shqiptarëve si menaxhuesi që do tu hapte 300 mijë vende pune, që do tu ul;te taksat,q ë do tu hiqte akcizën naftës fermerëve, do tu shtronte rrugë, do rriste rroga e pensione. Por kur kanë kaluar 6 vjet në krye të qeverisë dhe 21 vite në total vetëm në karrige pushteti, Rama etiketohet tashmë zhgaravitësi i fasadave të pallateve dhe zhgaravitësi i jetës së shqiptarëve.
I vetmi njeri që po rri në pushtet që pas Enver Hoxhës, plot 21 vite, Edi Rama nuk numëron asgjë investim të dobishëm për jetesën e shqiptarëve.
Humbjet e shqiptarëve me Ramën janë të shumta nëse do të numërohen, si në aspektin social, ekonomik, dhe diplomatik.
Kështu, ai, për t’u mbrojtur nga dështimi total i qeverisjes së tij, u deklaronte kancelarive evropiane se shqiptarët që kërkojnë azil nuk vijnë nga Shqipëria por nga Greqia apo krahasime tyë tipit që edhe polakët ikin nga Polonia, apo austriakët largohen nga Viena.
Te gjitha këto Rama i ben për të mbuluar dështimet e tij të medha në ekonomi që bie në renie të lirë, me kriminalizimin, me korrupsionin e shndërruar në sistem, në papunësinë që është rritur me 40%, ne varfërinë ekstreme qe është rritur 4 here, ne rrogat, te cilat ne raport me inflacionin dhe rritjen e çmimeve te mallrave te ish shportës janë ulur me 12%.
Por të gjitha këto tani për Ramën janë një problem i shqiptarëve, një hall i tyre. Rama nuk do tia dijë më për ta e për to. Ai interesohet vetëm në milionat e eurove që ka mundur të grabisë dhe në koncesionet disa vjeçare që do i mundësojnë që të vjedhë shqiptarët edhe përtej qëndrimit në politikë. Tani është prapë një dështak i pikturës, por me një ndryshim të madh. Ai është tashmë një piktor dështak me miliona euro pasuri.

Modifikuar më Premte, 22 February 2019 15:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...