Berisha: Thërras kanceleritë perëndimore të vijnë në Tiranë, vendi drejt kaosit të frikshëm

Premte, 22 February 2019 16:24

Ish-kryeministri Berisha ka disa ditë që ka dalë personalisht në fushën e betejës politike kundër kryeministrit Rama. Pas vendimit të opozitës për dorëzimin e mandatëve dhe protestës së popullit të revoltuar, ish-kryeministri Berisha doli sot në një konferencë shtypi ku tha se vendi po shkon drejt pikës së vlimit ku kaosi do të zaptojë vendin. Berisha tha se opozita nuk ndalet deri në rrëzimin e kryeministrit Rama, prandaj në ditët në vazhdim do jenë fatale për të, e duhet që PS-ja të ulet për të gjetur një zgjidhje të mençur.

Ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të vijnë urgjent në Tiranë se Shqipëria po shkon me vrap drejt kaosit dhe përplasjes së madhe vetëm se kryeministri Rama nuk pranon zgjidhje në të mirë të vendit.

Ish-kryeministri shtoi duke ripërsëritur se “U bëj thirrje, nuk kam objeksion për kritikën, por sërish u bëj thirrje të vijnë, të shohin realitetin në Tiranë e Shqipëri dhe i siguroj se do të gjejnë një realitet krejtësisht më të ndryshëm nga ai që mund të kenë në dosjen e tyre në tavolinë.

Në lidhje me djegien e mandateve, ish-Kryeministri Berisha i ka cilësuar si një nevojë të jashtëzakonshme.

“Protesta në Shqipëri, dorëzimi i mandatave është për një gjë të jashtëzakonshme, por është i diktuar nga rrethana të jashtëzakonshme dhe janë këto rrethana që na detyruan. Vlimi tek qytetarët është i jashtëzakonshëm. Është mirë që të largohet përpara se ta largojnë në një mënyrë që ai nuk e imagjino dot dhe më pas të dërgojë videon ku thotë se Berisha më kërcënon. Unë kam dhënë dorëheqje politike dhe nuk kam interes të marr pushtet”, tha Berisha.

Kancelaritë ndërkombëtare keqinformohen?- ishte pyetje e gazetarëve

Berisha: Po them që janë dy raporte të KE-së që i japin Shqipërisë hapjen e negociatave, por këshilli i ministrave i BE i caktoi Shqipërisë disa kushte. Unë nuk besoj se ata e patën me inat me Shqipërinë, por e panë se realitet nuk është ai që paraqitet në raporte. Prandaj unë mendoj, që ata duhet të vijnë të shohin një realitet që do të jetë në shumë aspekte krejt tjetër.

A është ky një skenar për të mos hyrë në zgjedhje?

Berisha: Opozita, të jeni të sigurt, po bën përgatitje të ethshme për zgjedhjet, por ju garantoj se zgjedhje me Edi Ramën nuk mund të bëhen.

Në fund Berisha tha se “U bëj thirrje socialisëve, në interesin më të mirë të tyre dhe të Shqipërisë, të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, mbasi e them absolutisht me bindjen më të thellë me të gjitha ndijimet e mija se urrejtja ndaj Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më e pakufishme. Ata duhet ta dinë që unë kam konstatuar me 16 Shkurt dhe dje atë urrejtje që e kam takuar vetëm në vitin ‘90-‘91 ndaj diktatorëve dhe diktaturës. U bëj thirrje socialistëve mos nënvleftësoni situatën se dënimi, ndëshkimi mbarëpopullor për Ramën po afron dhe do jetë i sigurtë dhe tepër i rëndë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...