Koha e kthimit te gjykatave speciale

Tuesday, 16 Prill 2019 15:23

Drejtësia është kthyer në kamxhikë të Edi Ramës ndaj qytetarëve shqiptarë. Kur krimin në vend po bën kërdinë, vrasjet, tritolet, grabitjet nuk kanë fund, policia shoqëron përdhunshëm qytetarët shqiptarë në komisariate pa asnjë provë (vetëm sa protestojnë kundër kësaj qeveri), e më pas nën sipas porosisë së Ramës prokuroria dhe gjykata veprojnë sipas urdhrave të Rilindjes.
Është e turpshme sot që në burgjet shqiptare gjenden bijë nënash vetëm e vetëm sepse kanë protestuar kundër diktaturës së korrupsionit dhe krimit dhe kriminalet gjezdisin të lirë dhe të pashqetësuar!
Sot në Gjykatën e Tiranës në mënyrë të turpshme vendimet e dhëna nga gjyqësori, të kujtojnë kthim të gjykatave speciale në kohën e diktaturës.
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për 37 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të opozitës së bashkuar të 13 prillit, e mbajtur para godinës së kryeministrisë. Konkretisht është caktuar masa e sigurisë arrest me burg për tre protestues, ndërsa në dy prej tyre është caktuar masa “arrest shtëpie”. Gjithashtu togat e zeza dhanë masën detyrim paraqitje edhe për 32 të arrestuarit e tjerë.
Ky vendim është absolutisht i pabaza bazuar dhe në atë çfarë qytetarët kanë bërë. Veç Ramës, zyrtarëve të tij nën thundrën e pushtetit si policia por dhe drejtësia, të tjerët, pra media, analistët (madje dhe të majtë), shoqëria kanë artikuluar qartë faktin se nuk ka pas dhunë në protestat e opozitës.
Kërkesa e prokurorisë ishte e pabazë, vendimi i gjykatës i padrejtë, në tempullin ku kërkohet drejtësi.
Askush nuk e kishte menduar që 30 vjet pas rënies së komunizmit Rama dhe banda e Rilindjes në pushtet do të kthenin gjykatat speciale. Gjyqi i sotëm e dëshmoi këtë fakt më shumë së kushdo. Por po të shohësh buritë e partisë së Rilindjes (sepse me PS nuk kanë lidhje), e gjithë mbrojta e banditizmit vjedhjes dhe kriminalizimit të shtetit të Ramës është reforma në drejtësi!.
Kjo propagandë kaq bajate tashmë, të pagurit e partisë së rilindjes e përdorin vend dhe pa vend duke harruar, ca nga injoranca dhe ca nga zelli i interpretimit që reforma në vend të ishte ecje përpara e sistemit të drejtësinë na qenka kamxhiku në dorën e Ramës dhe i të zgjedhurve të tij në këtë sistem. Gjithë kjo propagandë përfundoi tek burri i Felajt dhe ky e degradoi të gjithë iniciativën e Soros tek burri i një ish deputeteje, se këtë di të bëjë degradim.
Po t’i shtosh kësaj fryme vendimin e sotëm të gjykatës me 3 protestues të lënë në qeli, 2 në arrest shtëpie dhe 32 të tjerë me detyrim paraqitje, as më shumë as më pak Shqipëria është kthyer në kohën e Gjykatave speciale.

Modifikuar më Tuesday, 16 Prill 2019 22:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...