Zoti Borchartd, jeni në anën e drogës, korrupsionit dhe vrasjeve!

Tuesday, 16 Prill 2019 15:48

Sot ambasadori i OSBE-së,  Bern Borchartd deklaroi, pas një takimi me studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, se po nxit opozitën dhe qeverinë për dialog.  “Po tentojmë në çdo formë që të ketë bisedime. Duam që të gjithë faktorët politik të marrin pjesë në zgjedhje. Është e pamundur për mua që të shikoj të ardhmen se çfarë mund të ndodh në Shqipëri”, deklaroi ambasadori i OSBE.

Gjatë përpjekjes së tij për të ulur palët në tavolinë, në fund të deklaratës kishte një fjali të cilën z. Borchartd e thotë se “të gjitha partitë kanë pasur përfaqësues në KQZ dhe i kanë njohur zgjedhjet e vitit 2017 dhe asksuh nuk i ka kundërshtuar”. Ju z. Borchartd që mbuloni një institucion të rëndësishëm ndërkombëtar në Shqipëri, si OSBE, dhe aq më tpeër për çështjet e zgjedhjeve ka një rol parësor, nuk vutë re asgjë në ato zgjedhje? Kur u mbulua 98% e territorit shqiptar me drogë, edhe këtë e pamë që ju nuk e vutë re dhe çështja e drogës hyn tek çështjet e sigurisë, për të mos thënë që në materialet informuese të shërbimeve inteligjente bëhet fjalë edhe për trafik armësh. Dhe ju jeni ambasador i organizatës për sigurinë dhe bashkëpunimin në Europë. Kjo çështja e sigurisë mund të ketë lidhje edhe me armët. Ishin autoritetet gjemrane që nxorën përgjimet që faktonin atë që organizata juaj, bashkë me ODHIR, konfirmoi për zgjedhjet e fundit, blerje vote me ndryshim 20% rezultati.  Ishit ju që deklaruat dhe më pas u tërhoqët për ato miliona euro të hedhura për zgjedhjet. Këtu çështjet e sigurisë, të krimit e drogës nuk i mbulon vetëm organizata juaj, por edhe shërbime sekrete serioze dhe do dialogoni po me kë? Me Rilindjen, me bandat që i blenë votat, apo me grupet e kokainës?! Deri tek negocimi deklarata është shabllon, si për çdo ngjarje që ka pasur konflikt politika shqiptare, por është mirë edhe për hir të postit që keni ato zgjedhjet e 2017-s të mos i përmendni kaq qetësisht se më shumë respekt për detyrën tuaj. Populli shqiptar nuk e dha verdiktin në zgjedhjet e 2017-s, në ato zgjedhje verdiktin e dhanë bandat e drogës dhe doli një qeveri e pluhrosur me kokainë. Negocimin mund ta bëni por vendosni se me kë.   

Modifikuar më Tuesday, 16 Prill 2019 19:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...