Shteti në dorë të Bibave

Hënë, 10 June 2019 17:07

Konsolidimi i grushtit të shtetit sot arriti kulmin në KQZ. Ishte një akt i paprecedentë kur injorantë të Kushtetutës dhe administratorë të bëmave të Rilindjes marrin përsipër të gjykojnë një akt të Presidentit të Republikës kur mes tyre ka injorantë të nivelit të lartë që kanë dashur të ndryshojnë Kushtetutën me akte normative. Sjellja e nënkryetarit të KQZ, këtij dashnorit të tenderëve, jo vetëm që institucionale nuk ishte, por është e dhunshme mënyra dhe teksti që i shkon për shtat vetëm grupeve paramilitare.
Këto të fundit Rama ka kohë që i ka përgatitur, por ka një ndryshim që formate si ustallesha e doganave Spiropali dhe formate si ky Biba qejfliu i tenderëve Rama i ka me shumicë dhe i pëlqen.
Të gjithë e kemi te qartë  konotacionin e fjalës bibë ë jetën e përditshme por fatkeqësia e shqiptareve dhe e shtetit prej kartoni që ngriti Rama është se ka mbetur në dorë të bibave që i duket çdo jetë e jona pronë e Rilindjes. Është fatkeqësi shumë e madhe kur e ardhmja mbetet në dorë të bibave të tilla që sa më të lartë e kanë injorancën, aq më të madhe e kanë vjedhjen dhe zararin si dhe primitivizmin në të folur dhe të vepruar.  

Modifikuar më Hënë, 10 June 2019 19:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...