Të vërtetat e Presidentit dhe Rilindja si mbetje toksike

E mërkurë, 26 June 2019 16:13

Konferenca për shtyp e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhënë dje në orën 8 të mëngjesit, është një nga aktet madhore në këto kohë të turbullta. Kohët, sigurisht, do të ishin të qeta sikur të mos turbulloheshin nga mbetjet toksike të komunizmit siç është banda e Rilindjes. Të vërtetat e presidentit të Republikës shfaqën tek Rilindja nevrasteninë e zakonshme që karakterizon jo vetëm liderin suprem, por të gjithë nevrastenikët, njerëzit në formë pelteje, karaktere të shthurura, konkubinat dhe çdo lloj prurje tjetër të bandës që ka ardhur sipas shijes së kryetarit. Akti madhor i Presidentit të Republikës me dekretin për datën 30, por mbi të gijtha me thënien në sy të të vërtetave, si çdo gjë tjetër, e çakërdisi liderin suprem. (Çudi se ai nuk para çakërdiset kollaj?!)

Të vërtetat e Presidentit të Republikës ishin:

  1. E vërteta për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që tashmë është transferuar në një minibandë që nuk është gjë tjetër vetëm një organizatë socialiste.
  2. Raporti real ligjor i aktit të turpshëm të dërguar në Kolegj dhe efekti nul i këtij akti. Kolegji zgjedhor, sigurisht me një sjellje banditeske nuk e thirri as si palë në gjyq presidencën.
  3. Presidenti i Republikës mbetet i angazhuar për mbrojtjen e pluralizimit dhe nuk do lejonte zgjedhje me një parti.
  4. Presidenti i Republikës, duke qëndruar deri në fund dhe me vendosmëri aktit të tij për dekretin e ri për zgjedhjet, dhe banda e Rilindjes le të merret me ç-në, tregoi integrimtetin e fortë të institucionit të Presidencës dhe ndërkohë vendosmërinë për çdo lloj forme zgjidhjeje të krizës që ka kapluar Shqipërinë po mbi të gjitha demonstroi angazhimin për mbrojtjen e Republikës.

Dhe përballë këtyre të vërtetave të mëdha është banda e Rilindjes, një mbeturinë që qelbet erë nga komunizmi, të rinj në dukje në moshë, por të rrudhur nga kokaina, heroina, pasha e krimeve dhe vjedhjeve dhe kujtojnë se ca lakej nëpër media dhe ca kanale jashtë Shqipërisë do t’i shpëtojnë.

Asnjë avokat, qoftë edhe me 7500 euro ora, nuk ka ç’t’i bëjë më kutërbimit të erës së kësaj kufome politike që ka mbytur Europën e dalëngadalë po kapërcen Atlantikun./55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 26 June 2019 21:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...