“Ëndërr elektorhale”

Diel, 30 June 2019 12:06

Nga Edmond Tupja

Sot, më 30 qershor, u zgjova herët në mëngjes. Vajta të blija zarzavate në një supermarket që sapo ishte përuruar me emrin joshës Mrekullia Ushqimore e Tiranës, shkurtimisht MUT.

Aty brenda, pra, në MUT, klientët kishin mundësi pa fund të zgjidhnin zavall zarzavatin që u zinte syri dhe u pëlqente zemra e stomaku, por veçanërisht truri.

Mirëpo mbeta pa mend e pa gojë: Atje, në të gjitha repartet kishte vetëm tranguj e kastravecë, të freskët ose turshi, të gjatë e të hollë ose të trashë e të shkurtër, të lëmuar ose të ashpër, farë vendi apo e jashtme, bio ose të modifikuar gjenetikisht, që mund t’i haje si e nga të doje.

Dhe dola pa zgjedhur asgjë, ndërkohë që disa klientë blinin një trangull, vetëm një, aq kishin të drejtë, madje pasi kishin treguar detyrimisht letërnjoftimin dhe pasi ua kishin ngjyer gishtin, në shenjë mirënjohjeje, me një bojë mavi materialisht të pashlyeshme për disa ditë, por shpirtërisht të pashlyeshme për tërë jetën.

Më vonë, nga gazetat dhe mediet elektronike mësova se, pavarësisht llojit të trangullit që klientët zgjidhnin, shefi i madh i  MUT-it u dhuronte atyre nga një alamet prasi mavi që ata të fluturonin të lumtur nëpër botë, sidomos në vendet e Bashkimit Europian dhe në SHBA, pa pasur nevojë për viza. Fluturim të mbarë!

Modifikuar më Diel, 30 June 2019 14:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...