Një maskaradë bolshevike në mes të Evropës

Diel, 30 June 2019 15:04

Shqipëria, sot me ndihmën e një pjese të faktorit ndërkombëtar, ka shkruar një faqe të zezë në historinë e pluralizmit.

Një pjesë e mirë e të dërguarve e dërgatat e ardhura nga destinacioni ku duam të shkojmë kanë mungesë të theksuar informacioni lidhur me tmerrin e 45 viteve monizëm, të cilat u licensuan nga faktori ndërkombëtar më 1945.

Shqiptarët janë vrarë, tortuar në mënyrë çnjerëzore, janë pushkatuar, mijëra e mijëra familje në internetim, që këtu të kishte një ambasadë amerikane, një ambasadë britanike, një ambasadë italiane. Që këtu të kishte vend Perëndimi dhe në të kishim vendin tonë në perëndim.

Në mënyrën më absolute shqiptarët janë kombi më pro amerikan, me pro euro-atlantik në këto kohëra të turbullta dhe për vetë perëndimin.

Vokacioni perëndimor i këtij kombi nuk shuhet as nga planet ogurzeza të një fondacioni privat as nga buratinët me pluhur kokaine në fytyre që ai gjen.

Por sërish sot është një ditë e zezë për Shqipërinë. Në një kafe të vogël pranë zonës së Tiranës së Re tre pensionistë ishin ulur të qetë në ora 9:30 të mëngjesit dhe tek gjerbnin kafetë u lexohet një kënaqësi e madhe në portret.

I pari tha: “Kishte lezet, njësoj si atëherë. Më nxori mallin. Sikur të kishte dhe ca saze mirë do ishte”.  Dy të tjerët pohuan.  Por kishin një brengë të vogël: Mall për komandantin.

Por pensionisti i parë i lezetit të atyre kohërave ia ktheu: “Mos kini merak se djali i ngjan më shumë”.

Kishin ndonjë vërejtje të vogël për poturet. Por zunë karar me faktin që poturet ushtarake të Enverit në kohërat moderne përkthehen në poturet e zeza të Ramës. Djalka i tyre e kishte kapërcyer komandantin legjendar. Madje kishte vënë në rresht edhe amerikanët dhe inglezin. Detaji aspak qesharak i dhimbshëm dhe tmerrësisht trishtues.

Në Shqipëri sot po zhvillohet një maskaradë bolshevike, me miratim të një pjesë të faktorit ndërkombëtar, nga i cili për fat të keq kuptojmë se do të jemi kavie të një fondacioni privat në shekullin e 21. Kemi kohë për ta refuzuar statusin e kavjes. Të paktën pasqyra është e qartë dhe kjo maskaradë bolshevike, në radhë të parë rëndon mbi ata që e licencojnë.

Por fatkeqësisht e vuajmë ne që jemi këtu.

Bolshevizmi në shekullin e 21, radikalizimi i së majtës, nuk vjen me Stalinin dhe mustaqet e tij nga Siberia. Sot vjen në forma moderne, trengjyrëshe, sot vjen në formën e radikalizimit të së majtës, vjen me përkëdhelitë ndaj socializmit, me lavdet ndaj tij. Dhe ky radikalizim dhe synimi për socializmin në radhë të parë po tenton të mbërthejë amerikën.

Sot Në Shqipëri po zhvillohet  një maskaradë bolshevike. Nëse ky popull ka sadopak memorie historike të mos ta shohë Qafë-Barin dhe Spaçin me teleskop, si atraksion turistik, por ta marrë si një paraljmërim të fortë dhe ta shohë me tejqyrën e portreteve të Ramës, Llesh Kimikut, ndonjë “filozofi” që ka qenë në vendin e tij oficer i policisë gjyqësore që na jep leksione demokracie, ose me licencimin që ndonjë ambasadori, pasi pi verë të këndshme në Rogner dhe merr fatura sikur jeton aty, në fakt ka apartamentin e tij.

Të gjithë pjesë e maskaradës janë./55news.al

Modifikuar më Hënë, 01 July 2019 09:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...