Zgjedhjet me 1 portë, 11 ditë të pacertifikuara

Tuesday, 09 July 2019 13:04

Edi Rama dhe banda e tij në pushtet, përveçse po e çojnë në humnerë gjithnjë e më shumë vendin, i kanë bërë edhe institucionet gjithnjë e më qesharake. A mund të ketë situatë më qesharake dhe skandaloze se ajo që po ndodh me votimet monopartiake në vend?

U ‘votua’ nga një parti e vetme, u ‘numërua’ nga një parti e vetme dhe ende nuk kemi një rezultat të certifikuar ndërkohë që kanë kaluar 11 ditë. Sigurisht që kjo nuk ndodh thjesht sepse ka vonesa korrektësie. Por babëzia për të vjedhur sa më shumë në kundërshtim me braktisjen totale që shqiptarët i bënë tanimë nuk po dinë si të rregullojnë rezultatin.

Komisioni Socialist i Zgjedhjeve nuk po di se ctë bëjë. Duhen rregulluar në letra gjithë ajo batardi që u bë.

Dhe të mendosh që dy ditët e fundit, vendi ynë fqinj Greqia na dha një leksion të jashtëzakonshëm.

Në orën 18:00 të së dielës u mbyll votimi, në orën 19:00 doli rezultati. Në orën 20:00 Tsipras uron Mitsotakis për fitoren dhe brenda 24 orëve Greqia kishte gati qeverinë e re.

Po Rama s’ka ç’të bëj. Çfarë të numërojë?! Kë të urojë për fitoren? Veten?! Punë rilindje, punë bandash!

Modifikuar më Tuesday, 09 July 2019 20:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...