Rama nuk i shtyu zgjedhjet se ishte koha e të korrurave të kanabisit

Tuesday, 09 July 2019 14:36

Me gjithë presionin e madh kombëtar e ndërkombëtar, me gjithë protestat mbarëpopullore të opozitës, thirrjeve  dhe dekretit të Presidentit, kryeministri Rama e çoi deri në fund dëshirën e tij për të zhvilluar zgjedhje, edhe pse e dinte shumë mirë se ato ishin jo legjitme, njëpartiake dhe nuk përmbushin asnjë standart demokratik e kushtetues. Kryeministri e bëri veshin e shurdhër dhe injoroi diplomaticinë, por edhe thirrjet e brendshme brenda Partisë, sado të mbytura që ishin,  për të gjetur një zgjedhje sa më konsensuale. Ai nuk i shtyu zgjedhjet, sepse ka një problem shumë të madh, se ai ishte para presionit të atyre që e kanë mbështetur dhe e mbajnë akoma në atë post. Ata janë trafikantët e drogës, kirimit, mafia që kontrollon gjithçka, edhe vetë atë. Eshtë shumë e thjeshtë ta kuptosh sot, kur shikon në media se janë asgjesuar kaq e aq parcela (të fakirëve që i kanë lënë vetë t’i mbjellin që të na hedhin hi syve se po luftojnë krimin e kanabisin) e se nga veriu në jug lulëzon hashashi e droga. Pikërisht kjo është arsyeja, ky është shkaku pse nuk u shtynë zgjedhjet, se ishte sezoni i të korrurave të hashashit, kanabisit. Dhe janë klientët e tij. Janë njerëzit që përfitojnë nga droga, kanabisi që prej 6 vitesh, sapo Rama erdhi në pushtet. Janë ata që i kanë krahët të ngrohtë e që kanë në dispozicionon, pse jo edhe një pjesë të policisë që i mbaron e i ruan. Një ikje e Ramës apo një shtyrje e datës së zgjedhjeve do të ishte fatale për ta se të tjerët që do vinin pas tij, do t’i thoshin ndal krimit, drogës, kanabisit dhe pa u mbyllur kjo stinë e begatshme, pa u mbledhur “të korrat” e kanabisit, zor se do ketë tërheqje të Ramës.

Modifikuar më Tuesday, 09 July 2019 20:02

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dopieta e Casemiros mund Sevillan, Reali merr kreun

Sport

Dopieta e Casemiros mund Sevillan, Reali merr kreun

Reali i Madridit ka marrë një fitore 2-1 mjaft të rëndësishme në shtëpi kundër Sevillas. Heroi i takimit ka qenë Casemiro i cili ka realizuar një dopietë. Braziliani fillimisht shënoi...

Media iraniane: Kutitë e zeza të avionit të rrëzuar do të dërgohen në Ukrainë

Globi

Media iraniane: Kutitë e zeza të avionit të rrëzuar do të dërgohen në Ukrainë

Dubai – Kutitë e zeza të avionit ukrainas që u rrëzua aksidentalisht nga forcat iraniane këtë muaj, do të dërgohen në Ukrainë,  bëri të ditur agjencia e lajmeve Tasnim të...

Defekt në linjën e tensionit të lartë Cerunjë - Bulqizë, pa energji Peshkopia, Kukësi, Kruma etj.

Aktualitet

Defekt në linjën e tensionit të lartë Cerunjë - Bulqizë, pa energji Peshkopia, Kukësi, Kruma etj.

Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi  para pak minutash se si rezultat i defektit në linjën e OST, 110-20/3 HEC Cerunjë - Bulqizë, jane pa tension, disa nënstacione si në Bulqizë, Krastë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!