Ëndrrat me Vishinskin e bëjnë burrë shteti edhe Elisa Spiropalin, lëre më Sandër Lleshajn

E mërkurë, 07 August 2019 14:44

Nga Ilir Nikolla

Albert Nikolla po vihet këto kohë në pozitë shumë të vështirë, sepse shefit të tij, Sandër Lleshajt, i duhet të mbrohet shpesh e më shpesh nga të pabërat që i dalin për fushë. Atij ju desh të mbronte të pambrojtshmen, natyrën kimike të ministrit, duke shpallur një të ashtuquajtur intifadë të mediave kundër “çlirimtar” ministrit. Se nga do na çlironte e kë armik do të zhbinte, Albert Nikollës nuk ja mbajti t’i përmendtte, edhe pse e përkundi idenë se opozita s’durohet, as me protesta e as pa protesta. S’durohet hiç!

Këtë herë, këshilltarit të Sandër Lleshajt (dhe të Edi Ramës, se ai po qarkullon këto kohë si në enë komunikuese, herë tek Lleshaj, e herë tek Edi Rama, si këshilltar për çështjet sociale) i duhet të mbrojë tenderin e uniformave të policisë, që për 4 vitet e ardhshme, me procedurën që po ndiqet, rrezikon t’i kushtojë buxhetit të shtetit 15 milionë euro më shumë sesa kostoja e parashikuar. Këtë herë është punë paresh, ministrin që përhap rreth vetes tymin e punëtorit dhe të të pakorruptueshmit e kanë zënë gafil, prandaj i duhet sërish të thërrasë në turpërim vartësin. Sa më i madh halli, aq më i madh shpërdorimi.

Ndryshe nga “avokatia” e mëparshme, tani Albert Nikolla ka identifikuar kolektivin, e ka rreshtuar Sandër Lleshajn, në një front me Edi Ramën, Erion Veliajn dhe...(çudi) Elisa Spiropalin. Me një nuhatje të cekët, artikullshkruesi e ka kandisur veten të mendojë se këta janë të fuqishmit e partisë e prandaj edhe kush sulmon Sandër Lleshajn, qoftë edhe për akuza financiare, sulmon sepse nuk i do të mirën Edi Ramës, Erion Veliajt dhe...(prit’e Zot rrezikun) Elisa Spiropalit. Nuk bën më punë profesionisti Sandër Lleshaj, njeriu i paparti Sandër Lleshaj. Tani kush sulmon ministrin, e sulmon si njeri të partisë.

Nën këtë rrobë të re mbrojtëse, artikullshkruesit i është dashur të qëmtojë edhe një metodë partie, për ta paraqitur si metodë linçimi që po u përdorka ndaj ministrit, vetëm e vetëm se dashka që uniformat e policisë të mos i qepë me 15 milionë euro, sa mendohet se është kostoja, por me 30 milionë euro, sa ka ardhur “oferta e kufizuar”. Metoda që ka zgjedhur për mbrojtje është metoda Vishinskij, është metoda që “ÇEKA-isti” i Stalinit ndiqte për të eliminuar kundërshtarët e diktatorit në parti (kryesisht hebrenj qenë ata) në vitet ’30.

Ç’mjerim! Një profesor që thotë se ka doktoruar me tezën e “njeriut të ri” në komunizëm, identifikon në demokraci akuzat për korrupsion ndaj ministrit të brendshëm si sulme menshevike kundër bolshevikëve. Jemi ende në demokraci, të paktën fasadën akoma ja ruajmë, dhe sulmet Sandër Lleshajt nuk i bëhen për t’i prishur karrierën në partinë e Edi Ramës, as për t’i zënë vendin në ministri e në partinë e Edi Ramës Sandër Lleshajt. Asnjë punë nuk kanë akuzatorët e Edi Ramës me ëndrrat e ministrit të brendshëm për karrierë në parti. Bile mund të them se ka gjetur vendin funksional për kultivimin e aso ëndrrash. Metoda Vishinskij është një metodë regjimi, ku prokuroria e gjykatat janë nënfishat e partisë, dhe ku akuzat dhe “thellimi në akuza” ishin paradhoma e burgut, se ashtu vendoste partia. Metoda Vishinskij s’ka si përdoret me rikoshet nga tribuna e Partisë Demokratike drejt Elisa Spiropalit ta zëmë. Akuzat për hajdutëri lëshohen në publik, që prokuroria të nisë hetimet kryesisht, por sa kohë e kemi kështu si e kemi prokurorinë dhe drejtësinë, jemi dakord se asnjë e keqe s’i vjen Sandër Lleshajt e Elisa Spiropalit. Ai le të mbrothësohet në Partinë e Edi Ramës, por të mos mbrohet se akuzat që i vijnë janë politike, sipas metodës “Vishinskij”. S’ka asnjë intifadë e as sulm bolshevik ndaj Sandër Lleshajt. Albert Nikolla le të mos i ngatërrojë kohët e t’i thotë hapur Edi Ramës se ministri i brendshëm nuk mund të mbrohet, duke u fshehur pas Elisa Spiropalit, e duke e klasifikuar këtë të fundit si “burrë shteti”. As ndaj Spiropalit kurrfarë metode Vishinskij nuk po përdoret. Sa kohë ekziston një prokurori miqësore me partinë e Edi Ramës, mirë është që çertifikatat e virgjërisë politike të merren tani shpejt se s’i dihet.

Edhe përdorimi i Fatos Nanos si cipë demokracie nuk shkon hiç në partinë e Edi Ramës. Emërimi i Sandër Lleshajt pa votim si mbikëqyrës i Lezhës, si dhe shmangia prej andej e Lindita Nikollës janë treguesi i qartë se si i zgjidhin bolshevikët punët e brendshme. Largimi i Lindita Nikollës mund të jetë bërë me metodën Vishinskij, ashtu si largimi i Ditmir Bushatit në Shkodër apo i Gjylametit në Tiranë. Partisë së Edi Ramës po që i shkon metoda Vishinskij, por s’ja kam frikën Sandër Lleshajt se ndoshta tani shpejt mund të bjerë viktimë e kësaj metode. Doktrina e AUP-së mund ta ndihmojë atë t’i kapërcejë pengesat, por edhe doktoratura e artikullshkruesit mund të bëjë punë. S’jam fort i sigurtë nëse përvoja e artikullshkruesit në Caritas mund të vlejë për ta nxjerrë Sandër Lleshajn nga ky telashi i 15 milionëshit të uniformave.

Për të tjerat, fati i Sandër Lleshajt s’ka pse të lidhet me fatin e Elisa Spiropalit përshembull, e as të çiftëzohet me marrëdhënien duale Rama-Veliaj. Ato janë të tjera punë e ndoshta edhe metoda Vishinskij mund të vihet në punë nga Partia e Edi Ramës. Edhe mbrojtja e dobët, se Sandër Lleshaj nuk preket, sepse s’ka demokraci në Partinë Demokratike, s’ngjit hiç. Profesor Albert Nikolla s’ka pse e kërkon “njeriun e ri” tek partia që rrëzoi diktaturën e të mos shohë pasardhësit e “njeriut të ri” tek Partia e Oligarkisë. Ai vetë po ha bukë tek ajo sofër, prandaj s’ka pse të predikohet “carità” në shtëpinë e tjetrit. S’ka kurrfarë grupi armiqësor të PD që po sulmon burrat e shtetit të PS-së, Sandër Lleshajn e Elisa Spiropalin kryesisht. Akuzat janë publike për shpërdorime financiare. Një shoqëri e shëndoshë s’duhet t’i ndalë këto akuza, se dikush kërkon të luajë rolin e viktimës, apo se kapoja i madh jep urdhër të nisë aksioni “metoda Vishinskij kundër PD”.

Metoda Vishinskij nuk funksionoi kundër PD-së në ’90-n, ndaj s’ka si të funksionojë në 2019-n. Fatkeqësisht, metoda Vishinskij po përdoret për të kalcifikuar në PS brezin e dytë të nomeklaturës së Bllokut dhe sa kohë do të ketë zëra të pakënaqur aty, Sandër Lleshajt do t’i funksionojë alibia se e sulmojnë politikisht dhe Edi Rama do besojë se ministri i brendshëm dhe Elisa Spiropali janë burra shteti. Edhe për ish-drejtorin e Caritas-it mund të ketë shesh për të bërë përshesh.

Modifikuar më E Enjte, 08 August 2019 16:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...