Radio shtetrore gjermane DW: Venecia thotë se presidenti shqiptar nuk ka pse shkarkohet

Diel, 29 September 2019 10:10

Sot radio shtetrore gjermane DW, një mediat më prestigjoze në botë, shkruan në lidhje me konkluzionet e Komisionit të Venecias se “Komisioni i Venecias shprehet qartë që “Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës, fillimisht duke i anuluar zgjedhjet lokale dhe më pas duke i shtyrë ato pa asnjë bazë të veçantë ligjore. ”Ekspertët e tij shprehen, se “i takon parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese, që të përcaktojë, nëse ato do të përbënin “shkelje të rënda”, të cilat do të lejonin një shkarkim të Presidentit”.

Sipas tyre “një sërë faktorësh tregojnë, që  nuk vërtetohet një shkelje serioze”. Faktorët e përmendur prej ekspertëve janë: thirrjet e Metës për dialog, pritshmërinë që shtyrja e zgjedhjeve do të kontribuonte për të çuar palët drejt kompromisit, mungesa e një ligji që rregullon saktësisht kompetencat e Presidentit, statusi i mangët kushtetues i zgjedhjeve lokale në krahasim me ato parlamentare. Si përfundim opinioni i Komisionit të Venecia shprehet që “veprimet e Presidentit nuk mund të kenë qenë të një natyre mjaftueshmërisht serioze për të justifikuar shkarkimin e tij”.

Por ata theksojnë që do të jetë vendimi i Parlamentit dhe shqyrtimi i tij në Gjykatën Kushtetuese që do të përcaktojë shkarkimin apo jo të Presidentit Meta.

Reagimi nga presidenca: Zero shkelje kushtetuese

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, kundërshton opinionin e Komisionit të Venecias në draftraportin e sapopublikuar. Në një reagim në median sociale ai e quan “trakt të porositur” draft raportin e Komisionit të Venecias. “Zero shkelje të kushtetutës! Harrojini traktet e porositura ngado që të vijnë! Presidenti i Republikës ka mbrojtur Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik: Ai ka shmangur gjakderdhjen dhe Rajshtagun” shkruan zëdhënësi Tedi Blushi. Ai i bën thirrje forcave politike “të dëgjojnë Bundestagun, të ulen urgjent dhe të zgjidhin krizën e rëndë politike para se t’i shtojnë kushte të tjera Shqipërisë”.

Komisioni i Venecias u ftua nga Parlamenti i Shqipërisë për të dhënë opinionin e tij pasi Komisioni Hetimor, i inicuar nga maxhoranca socialiste për të hetuar karakterin kushtetues apo jo të 2 dekreteve të Metës lidhur me datën e Lokaleve 2019, përfundoi hetimet e tij. Tani pritet vendimi i Parlamentit dhe shqyrtimi i tij në Gjykatën Kushtetuese, që pritet të ngrihet së shpejti. Funksionimi i saj është një nga 9 kushtet që Bundestagu gjerman i ka vënë Shqipërisë për ”PO” e tij lidhur me hapjen e negociatave të pranimit në BE”, shkruan DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...