Dy skenarë sorosianë për shkarkim presidentësh

Hënë, 30 September 2019 10:23

Në Shqipëri Rilindja dhe të gjitha falangat e saj kriminale dhe mediokre kanë nisur sulmin e tij ndaj Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Vetëm fundjavën e kaluar një ngjarje që ishte në fakt një “rrjedhje informacioni’ nga Komisioni i Venecias e amplifikoi më shumë situatën.

Në radhë të parë vetë Komisioni i Venecias duhet të shprehet zyrtarisht dhe të mbajë një qëndrim lidhur me këtë “rrjedhje informacioni”, pasi në radhë të parë dëmtohet integriteti dhe serioziteti i vetë institucionit.

Informacioni nuk rrjedh, dekonspirohet me dashje dhe për këtë çështje e kemi konsideruar që lufta e Ilir Metës me George Soros vazhdon në Komisionin e Venecias.

Presidenti i republikës, Ilir Meta, në të gjitha qëndrimet e tij ka shprehur hapur në deklarata publike si për “deep state” si për çështjen e sovranitetit, si për faktin se kush fshihet pas shpopullimit alarmant të Shqipëri, cila dorë e bën. Qëndrimin për zgjedhjet moniste e ka pasur të qartë dhe publik, qëndrimin për Kosovën e ka pasur të qartë, publik dhe të drejtë siç u vërtetua në Samitin e Berlinit.

Ka qenë i qartë dhe i saktë në deklaratat publike përsa i përket PPP-ve me të cilat qeveriset vendi, duke u shprehur se në Shqipëri ka një shtet paralel siç është ai i propagandës dhe i PPP-ve.

Ilir Meta është basti politik i Edi Ramës për të vetmin fakt se ky është një presidenti ën mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa në bazë të përgjimeve të BILD Edi Rama praktikisht është një kryeministër legjitim.

Kur Donald Trump fitoi Presidencën e SHBA-ve u shpreh në mënyrë të qartë që do ta thante kënetën e vjetër të Uashington DC duke i shpallur luftë kështu një establishmenti, qëndrim i cili avancohet dhe ishte me i kristalizuar në fjalimin e tij në OKB, ku u shpreh se “E ardhmja i përket patriotëve dhe jo globalistëve”.

Po sot Donald Trump ka një deklaratë lidhur me sulmin që po i bëjnë demokratët për shkarkim, ku Presidenti kërkon investigim për përfshirje të ish-djalit të zv. Presidentit Biden në një aferë korruptive me 1.5 miliardë dollarë dhe demokratët kërkojnë shkarkimin e Presidentit Trump.

“Ata po përpiqen të më ndalin, sepse unë po luftoj për ju. Por unë nuk do ta lejoj këtë kurrë”, tha Trump.  

Për vetë skandalin të djalit të ish-zv. Presidentit amerikan është shprehur edhe Victoria Toensing, e cila ka deklaruar se George Soros është financuesi i “OCCRP” që nxorri lajmi mbi Ukrainën.

Ajo u shpreh se nëpërmjet njerëzve të tij në DASH dhe në emër të luftës kundër korrupsioni Soros lufotn konkurrentët e tij. Ai përdor OJF-të e tij. Paratë e tij janë kudo, në Ukrainë, dhe ka ende njerëz të ngulitur në DASH.  

Ilir Meta kërkon thellim apo kthim mbrapa projektligjesh si ai i Teatrit, ku lëvizin më shumë se 600 milionë euro e sa e sa projektligje të tjera, dëshmi e qartë e vjedhjeve dhe e batërdisë së Rilindjes dhe banda e Rilindjes kërkon shkarkimin e tij.

Është e njëjta dorë po ta shikosh më vëmendje, sepse është e njëjta filozofi dhe janë të njëjtat mekanizma. Establishmenti i vjetër përtej “Atlantikut” dhe zgjatimi i tij në Shqipëri me Rilindjen arriti për herë të parë me mekanizmat e tyre që të devijojnë edhe marrëdhëniet e një administrate, të caktuar me Shqipërinë, duke e përqendruar në marrëdhënie personash dhe jo në çështje reale gjeostrategjike. SHBA-të, si para dhe pas komunizmit, që nga Presidenti Ëillson e deri tani, në marrëdhëniet me Shqipërinë kanë qenë të fokusuar në çështje të rëndësishme, të cilat kanë pasur të bëjnë me vendin dhe rajonin.

Ndërsa establishmenti i Sorosit e shpërbeu këtë strategji dhe e ktheu në një marrëdhënie personash, pa absolutisht duke u marrë me çështje të caktuara të rëndësishme të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan.

Ed Rama sot bashkë me Rilindjen e tij është një vegël e caktuar në duart e këtij establishmeti me moton “Kanabizim, varfërim, shpopullim”. 55news.al

Modifikuar më Hënë, 30 September 2019 18:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...