Si mund të shpëtohet ekonomia jonë?

E mërkurë, 02 October 2019 11:27

Nga Jorida Tabaku

Që kur kjo qeveri u vu në krye të vendit Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin se të gjitha politikat fiskale shoqëruar me të gjitha vendimet ekonomike që janë marrë në fillim të këtij 6 vjecari, do të transformoheshin në vështirësi për bizneset dhe familjet shqiptare. Atyre u mungonte vizioni dhe strategjia për të rikthyer konkurruese vendin me sfidat e reja të rajonit. Ajo që nisi si një ndryshim në sistem ka përfunduar në një sistem fiskal i ndërtuar mbi bazë të qokave e favoreve selektive dhe në barrën më të madhe fiskale të vendosur ndonjëherë nga ndonjë qeveri.

Siç edhe pritej ekonomia ka nisur të ulë ritmin gjithnjë e më shumë dhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ajo ka një rritje të dobët prej 2.3%. Në mungesë të investimeve të reja të huaja, në mungesë të rritjes së riskut për të kryer investime vendase dhe me një popullsi në ikje rritja ekonomike në vend është përgjysmuar. Shqipëria është kthyer përfundimisht në një ekonomi që nuk prodhon asgjë dhe kjo reflektohet dhe në shifrat e vetë qeverisë!

Të gjithë sektorët që kanë ndikuar në rënie janë të lidhura ngushtë me veprimet e gabuara të qeverisë në sektorin ekonomik. Përqendrimi i ekonomisë vetëm në prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet, ka ndikuar negativisht dhe mungesa e një vizioni për të përmisuar prodhimin e energjisë elektrike (përmes paneleve diellore e jo vetëm) ka sjellë një varësi ndaj reshjeve. Sipas të dhënave të INSTAT rritja ekonomike ka qenë negative si pasojë e rënies me 0.23% të rënies së prodhimit të energjisë elektrike si dhe nga faza përfundimtare e TAP.

Vizioni i mangët i qeverisë dhe fokusimi në PPP-të që janë shkatërruese për buxhetin ka ezauruar çdo mundësi financiare për të investuar diku tjetër. Në një situatë të tillë është shumë e kuptueshme që ekonomia të jetë përherë nën presionin e një krize të thellë sa herë që ka thatësi, diçka që me gjasë do të reflektohet në 6 mujorin e radhës.

Qeveria pasi ngarkoi me taksa dhe tarifa të reja industrinë nxjerrëse ka prodhuar një ngecje dhe rritje negative duke ulur me thuajse 2% zërin e Industrisë Nxjerrëse. Ndërsa zëri që flet qartësisht me shpenzimet e shqiptarëve, Arte-Argëtim-Shlodhje, ka rënë me -19.35% në raport me një vit më parë. Praktikisht shqiptarët nuk po shpenzojnë më për asgjë më shumë se sa për të mbijetuar. Beteja e tyre tanimë është të mbesin në kufijtë e varfërisë apo shtresës së mesme.

Situata kritike pasqyrohet edhe në zërin e investimeve private të cilat kanë pasur një rënie me 4% në terma vjetore, kjo do të thotë që bizneset po investojnë gjithnjë e më pak në zgjerimin e aktivitetit apo përmirësimin e tij. Ata reflektojnë pasiguritë e një tregu që po shndërrohet gjithnjë e në monopol dhe me gjasë do shoqërohen nga uljet e pagave. Rënia e besimit në ekonomi nga ana e biznesit me 0.7 pikë përqindje është një tregues që e reflekton këtë sjellje.

Një tjetër element interesant që vërehet në të dhënat e INSTAT është komponenti i taksave neto i cili vazhdon të jetë i njëjtë me gjithë përpjekjet e qeverisë me sulmet e vazhdueshme ndaj biznesit. Shkurt dhe shqip, me gjithë dhjamin që do të nxjerrë nga pleshti kjo mazhorancë ka dobësuar përditë e më shumë xhepin e qytetarëve. Vendi është në një krizë të thellë ekonomike ndërsa shtresat e shoqërisë po varfërohen, mobiliteti social mungon dhe kaosi i një shteti që nuk funksionon po ndjehet në ekonomi.

Sa më shumë të vazhdohet me këtë politikë, e me këtë qeveri, aq më tepër të punësuarit, sipërmarrësit dhe qytetarët do të vuajnë. Një krizë e tillë do të reflektohet thellë në pensione dhe shtresat më vulnerabël të shoqërisë. Kjo mazhorancë dhe qeveri nuk ka asnjë alternativë përpos paligjshmërisë.

Çfarë mund të shpëtojë pagat e punëtorëve, të ardhurat e shtresës së mesme, fitimet e bizneseve të mëdha është një taksë e sheshtë dhe një thjeshtësim fiskal. Vetëm kjo frymëmarrje mund t’i ofrojë më shumë kursime dhe një incentivë të re ekonomisë së rrënuar në 6 vjet nga taksa, monopole, oligopole dhe armiqësi të qeverisë karshi sipërmarrjes.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjirokastër, 68-vjeçari përfundon te Trauma pas sherrit me grushte

Aktualitet

Gjirokastër, 68-vjeçari përfundon te Trauma pas sherrit me grushte

Një 68-vjeçar nga Gjirokastra ka përfunduar në spitalin e Traumës pas një konflikti me një tjetër person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish Agjensia e Udhëtarëve Gjirokastër, ku  shtetasi...

Kanada, kryeministri Trudeau zgjedh kabinetin e ri qeveritar

Globi

Kanada, kryeministri Trudeau zgjedh kabinetin e ri qeveritar

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau shpalli kabinetin e tij të ri, ndërsa liberalët filluan një mandat të dytë sfidues në një qeveri të pakicës, mes pakënaqësisë në rritje në provincat...

BE kërkon t’i jepet fund dhunës në Iran

Globi

BE kërkon t’i jepet fund dhunës në Iran

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Iranit të tregojë “përmbajtje maksimale” në trajtimin e protestave që kanë tronditur vendin ditët e fundit. Një zëdhënëse e BE-së të enjten u shprehu ngushëllime familjeve...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!