Ish-ministri Bushati: PS-ja po shkon drejt greminës!

Tuesday, 01 October 2019 11:02

Ditmir Bushati mbetet i vetmi socialist që flet hapur e me kurajë se keqqeverisja po shkatërron jo vetëm partinë, por edhe qytetarët e thjeshtë.

Mesazhi i fortë i ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për socialistët e vërtetë: “Unë besoj se vetëkorrigjimi është një proces fiziologjik i domosdoshëm për çdo forcë politike, sidomos kur je në vitin e shtatë të qeverisjes sepse vetëkorrigjimi do të parandalonte një lloj vetëshkatërrimi. Dhe vetëkorrigjimi nga ana tjetër do të krijonte mundësinë për të rikthyer shpresën që është topitur në disa raste e mund të jetë vrarë në raste të tjera”.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është ndër personalitetet e pakta në PS që flet hapur për  problemet e qeverisjes dhe sfidat me të cilat përballet sot Shqipëria. Ndryshe nga kolegët e tjerë në parti, që në media dalin ose për të mburrur Edi Ramën ose për të sulmuar opozitën, ish-kryediplomati bënë pjesë të politikanët racionalë. Në një intervistë dhënë dje për radion shtetërore gjermane “Deutsche Ëelle”, ish-ministri ka bërë analizën më të saktë të vendimit të Bundestagut dhe BE për negociatat, por edhe për situatën në të cilën ndodhet sot qeverisësja dhe vendi. I sulmuar shpesh direkt dhe indirekt për “shqetësimet” që i ka sjellë Edi Ramës këto kohë me qëndrimet e tij, Bushati është pyetur ndaj “DË” nëse do të vijojë të jetë në PS apo do të kërkojë një projekt tjetër politik? Në fakt, edhe kjo ideja e “projektit të ri” të Bushatit është një thashethem i dalë direktë nga zyrat e propagandës së qeverisë. Qëllimi është krijimi i idesë së rrejshme se kritikat e ish-ministrit për qeverinë nuk janë reale, por vijnë për shkak të një tjetër axhende politike të tij. Dje, Ditmir Bushatit jo vetëm u është përgjigjur me diplomaci skenarëve të tillë, por ka dhënë një mesazh që shkon përtej debateve të ditës në PS dhe qeveri. Duke shprehur edhe njëherë angazhimin e tij në PS, Bushatit ka kërkuar nga socialistët e tjerë, që ende u dhimbset partia, që të ndikojnë në korrigjimin e qeverisë dhe PS. Në të kundërt, ish-ministri thotë se mungesa e korrigjimit në vitin e 6-të të qeverisjes, mund të sjellë vetëshkatërrimin. “Fakti që sot për sot kam artikuluar jo vetëm brenda strukturave të Partisë, por edhe publikisht disa qëndrime që mund të përceptohen si disi të ndryshme me qëndrimet e udhëheqjes së Partisë Socialiste nuk do të thotë që kam një projekt tjetër përveçse kontributit brenda PS. Unë besoj se vetëkorrigjimi është një proces fiziologjik i domosdoshëm për çdo forcë politike, sidomos kur je në vitin e shtatë të qeverisjes sepse vetëkorrigjimi do të parandalonte një lloj vetëshkatërrimi”,- deklaron ish-ministri dhe anëtari i Kryesisë së PS-së.

Bushati e cilëson vetëkorrigjimin si të vetmen mënyrë për të kthyer shpresat e vrara të qytetarëve të kjo qeveri. Kur flet për shpresat e vrara të qytetarëve, ish-ministri sjellë në vëmendje premtimet që PS bëri në vitin 2013, para se të vinte në pushtet. Sot, realisht thuajse shumë nga betimet e Rilindjes për ndryshimin e vendit janë harruar, në mos gjërat janë bërë dhe më keq. Rasti më konkret është i hapjes së negociatave me BE, ku 4 vite pas rekomandimeve pozitive sërish nuk dihet Shqipëria do të marrë dritën jeshile. Ndryshe nga PS që thotë se Gjermania nuk ka vendosur kushte shtesë, Bushati pranon se kriteret e vendosura nga Gjermania janë një sfidë që do të shoqërojë procesin e integrimit, por thekson se me shumë se debati se i kujt është faji, është koha që të krijohet një Pakt Kombëtar për Integrimin. Një pakt ku palët politike, pozitë dhe opozita, të mendojnë për gjithë problemet që ka procesi i integrimit.

Lidhur me çështjen e dekriminalizimit dhe largimin e kandidatit të PS-së në Shkodër, Bushati thekson dhe njëherë se problemi nuk duhet parë thjeshtë të individët, por te mungesa e garës në Partinë Socialiste. “Rasti i Shkodrës na mëson se në procesin vendimmarrës duhet të përfshijmë më shumë njerëzit dhe komunitetet dhe jo t’ia besojmë atë një grupi të ngushtë njerëzish, qoftë edhe drejtuesve politikë të Partisë Socialiste”,- shprehet ish-ministri. Bushati shton se ligji i dekriminalizimit nuk e ka zgjidhur problemin e kandidatëve me të shkuar të dyshimtë dhe e vetmja mënyrë për të shpëtuar PS nga ky “ves” është hapja e garës mes kandidatëve brenda forumeve. Mëkatet e qeverisjes 7 vjeçare të Rilindjes, problemet me kandidatët me rekorde kriminale,  bllokimi i integrimit, mungesa e garës në PS, duket se janë vetëm një pjesë e arsyeve që çojnë një forcë politike dhe qeveri drejt vetëshkatërrimit. Ish-ministri Bushati, me gjuhën e kujdesshme të një diplomati lëshoi dje dhe njëherë alarmin për kostot që po sjellë vendit dhe PS ky model drejtimi. Nëse forumet dhe personalitetet e tjera të kësaj partie nuk reagojnë në kohë, s’i mbetet gjë tjetër veçse të vetëshkatërrohet.

Dhe me sa duket ka filluar gremina e PS-së!

Mili Xhani

Modifikuar më Tuesday, 01 October 2019 11:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...