A ka kohë “Venecia” për “Xibrakën”?

E Enjte, 21 November 2019 17:10

Nëse futesh në faqen ku publikohen dokumentet e Komisionit të Venecias, e kupton se përse emri i Shqipërisë është më i lakuari në mesin e trupës së juristëve. Numri i opinioneve që janë dhënë për Shqipërinë gjatë këtyre viteve të fundit, sidomos kur në pushtet ka mbërritur Edi Rama, i tejkalon ato të çdo vendi tjetër. Këtu, sigurisht, duhet të krahasohemi në vendet e rajonit.

Por pavarësisht se e kemi përmbytur ‘Venecian’ me kërkesa, më shumë se dallga e fundit historike që u bë lajm në mbarë botën, sërish po kërkohet që t’i drejtohemi asaj për çështjen e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ligji themelor është shumë i qartë në këtë drejtim.

 

Në opinionin publik, kjo tendencë e ankimimit në ‘Venecia’ po krijon idenë sikur politika shqiptare, e cila mbytet gjithmonë në një pikë ujë, kërkon të marrë nga ‘qyteti ujor’ një mendje.

 

Por nuk është kështu. Madje edhe për këtë çështjen e Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Venecias është shprehur që në vitin 2016 kur flet për respektimin e radhës dhe thotë se emërimi i gjyqtarëve nga institucione të ndryshme ka avantazhin e mbrojtjes së emërimit të disa anëtarëve nga aktorët politikë.

Jo vetëm kaq, por ironia është se paralajmërimet dhe opinionet e Venecias janë shpërfillur.

Fjala bie, ‘Venecia’ paralajmëroi se forca politike që kontrollon procesin e vetingut, mund të kapë drejtësinë, por kur kjo po bëhet realitet, të huajt nuk po bëzajnë.

Kur 'Venecia' kërkoi zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me një shumicë të cilësuar, qeveria vendosi Arta Markun në krye të këtij institucioni me 69 vota.

Kur 'Venecia' tha se presidenti nuk mund të shkarkohet sepse po kapen të gjitha pushtetet nga qeveria, kjo e fundit deklaroi se do vazhdojë me projektin e saj.

Atëherë, përse duhet të dërgohen çështjet te 'Venecia' apo vetëm për të zvarritur gjërat dhe në fund për t’i bërë siç i do kryeministri?

Sot në mëngjes foli për dosjen e bujshme të kokainës, te e cila opozita thotë se është implikuar edhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama. Kur është puna që ‘Venecia’ qenka kaq e gatshme për çdo gjë, përse të mos shkojë edhe ‘Xibraka’ atje?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...