Një karakteristikë e djeshme e partisë për kryetarin e sotëm të “veteranëve”

E Enjte, 12 December 2019 16:11
Enver Hoxha dhe Rustem Peçi në vitin 1978 dhe faksimilja e karakteristikës së vitit 1985 Enver Hoxha dhe Rustem Peçi në vitin 1978 dhe faksimilja e karakteristikës së vitit 1985

Nga Kastriot Dervishi

Organizata e “veteranëve”, nuk është gjë tjetër veçse një grup i strukturuar enverisësh, në radhët e të cilëve do të gjesh plot persekutorë apo pushtetarë të regjimit komunist. Synimet e tyre janë në dy drejtime: të mbajnë gjallë frymën enveriste të diktaturës komuniste si dhe të dëmtojnë buxhetin e shtetit nëpërmjet përfitimeve të pamerituara financiare. Veprimi i parë është midis të tjerash edhe në dobi të përçarjes kombëtare, pasi vazhdimisht emeton se vlerë një prej terroristët më të mëdhenj që ka parë Shqipëria si Enver Hoxha. veprimi i dytë, ai i përfitimit financiar, është realizuar duke mbushur deklarata për njëri-tjetrin sikur kanë qenë në luftë etj. Do mjaftonte mosha e tyre për të mos i marrë në shqyrtim fare. Organizata e sotme e “veteranëve” drejtohet nga Rustem Shefqet Peçi, i cili ka lindur në Picar më 5 shtator 1935. Babai i tij, figurë e njohur e regjimit komunist, në vitet 1939-1943 nuk ka asnjë aktivitet antifashist, madje figuron nën rrogë. Rustemi ka qenë 4 vjet kur filloi lufta dhe 9 vjeç kur mbaroi ajo. Kur Shqefqeti u bë partizan ai ishte vetëm 7 vjeç. krejt normalisht që nuk ka asnjë lidhje me luftën kundër fashizmit. Në vitet 1974-1985 ai ishte komandant i Shkollës së Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”. lexoni më poshtë një vlerësim të Komitetit Qendror për Rustem Peçin. Kritikohet për rutinën e punës, gjendjen disiplinore, liberalizëm dhe arrogancë, figurën morale, etj. Sot shoku në fjalë na shet moral. Karakteristika është përpiluar nga instruktori i Sektorit Ushtarak të Komitetit Qendror të Partisë së Punës.

Modifikuar më Premte, 13 December 2019 11:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...