Presidenti me popullin, delikuentët e Kushtetutës me Ramën

E Enjte, 12 December 2019 18:36

Tashmë në procesin për Gjykatën Kushtetuese ka kohë që ka dal roli i errët i Ardin Dvoranit në kapjen e kësaj Gjykate. Në fakt ky akt ishte paralajmëruar që me vetingun ose pseudovetingun e Ardian Dvoranit. Në një proces ku njerëz dhe profesionistë janë përjashtuar në një proces për 2-3 milionë të vjetra ky njeri e kaloi si piknik procesin e vetingut duke mos justifikuar dot 100 milionë lekë. Opozita dhe ish-kryeministri Sali Berisha e paralajmëroi që ky person po përgatitet për kryetar të Gjykatës Kushtetuese dhe meqenëse pati një informim shumë të saktë të mbare opinionin publik për këtë çështje dhe të atyre ndërkombëtarëve që merren me këtë punë, nga kryetar për Gjykatën Kushtetuese, Dvoranin e ngarkuan për të prishur procesin dhe për të degraduar reformën ne Drejtësi, për ta katandisur atë në një shami ku Rilindja fshin hundët me kokainë. Historia dihet, Presidenti i Republikës e ka faktuar dhe ka reaguar si burrë shteti serioz në mbrojtje të kushtetutës dhe të integritetit të institucionit të Gjykatës Kushtetuese. Pra, Presidenti i Republikës Ilir Meta në një emision tek Syri.net theksoi se në momentin e duhur do t’i drejtohet popullit dhe populli do ta dëgjojë presidentin e tij. 

Tashmë faktet janë të qarta, Presidenti ka zgjedhur udhën e reformës në Drejtësi, udhën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ndërsa përballe ka një gastorë që kuis me qentë e rrugës dhe partneritetin e ka zgjedhur me persona delikuentë të kushtetutës si Dvorani. Ky përcaktim që këtij të fundit ia bën me të drejtë ish-kryeministri Berisha, po të shohësh faktet është pak. Delikuenca në raport me ligjin dhe kushtetutën kapërcen si përmasë krimi edhe ato 6 vjet rroga që ai ka marrë me pa të drejtë dhe për të cilat do të përgjigjet. 
I gjithë ky proces ka një autor të vetëm, kryetarin e sektit të rrezikshëm të Rilindjes. Do të jetë një njollë e zezë në historinë e Shqipërisë, pas diktaturë së Hoxhës instalimi dhe mënyra se si e trajtoi Shqipërinë ky sekt. Në 6 vjet u grumbullua drogë sa për 60 vjet dhe me këto para nuk u blenë vetëm zgjedhjet, me këto para u ble liria jonë, liria e çdo individë, dinjiteti dhe integriteti i çdo individi. Në qoftë se ka një moment që duhet ti jemi mirënjohës peridentit të Republikës është përballja që ai po i bën këtij sekti të rrezikshëm dhe thënia e të vërtetave në sy siç është ajo e shpopullimit të planifikuar të Shqipërisë. Në ka një moment që duhet ti jemi mirënjohës Presidentit Meta është pikërisht ky, kur ai mbron lirinë e  secilit prej nesh. Sot sekti i Rilindjes dhe kryegastori Rama përveç burgjeve, lirinë dhe dinjitetin e njerëz iua ka marrë më varfërimin e tejskajshëm. Çdo para dhe euro me të cilat pasurohet Rama dhe njerëz si Velia dhe të tjerë anëtarë të sektit është një copës nga jeta jonë, është një copëz nga e ardhmja e fëmijëve tanë. Për këtë ai gjeti, Dvoranin dhe shumë Dvoranë të tjerë për të rrëmbyer çdo ditë e për ta lidhur me vargojnë lirinë dhe dinjitetin tonë. Këtë njeri e duruam 20 vjet. Nuk duhet që shqiptarët të durojnë Ramën dhe 30 të tjera.

  

Modifikuar më Premte, 13 December 2019 11:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...