Boris Johnson, fitore historike në zgjedhje

Diel, 15 December 2019 10:39

Në Britani Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson fitoi me një shumicë të ndjeshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Rezultati zgjedhor i jep atij mundësinë të përmbushë planet për shkëputjen e vendit nga Bashkimi Evropian muajin e ardhshëm. Nga ana tjetër udhëheqës i opozitës Jeremy Corbyn njoftoi sot (të premten) se do të dorëhiqet nga drejtimi i partisë pas humbjes së rëndë në zgjedhje.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha sot (të premten) se votuesit i dhanë partisë Konservatore një "mandat të ri të fuqishëm për të nxjerrë vendin nga Bashkimi Evropian”. Në fjalimin e fitores përpara mbështetësve të partisë së tij zoti Johnson theksoi se deri më 31 janar Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian.

"Ne ia dolëm, pavarësisht vështirësive. Ne e tejkaluam ngërçin. Në këto momente të lavdishme përpara një agimi të ri, përpara një dite e qeverie të re, dua së pari t’u shpreh mirënjohjen atyre kolegëve të mirë që humbën vendet e tyre pa pasur asnjë faj. Sigurisht dua të uroj të gjithë ata që garantuan shumicën më të madhe që kanë pasur ndonjëherë konservatorët që nga vitet '80”, tha ai.

Zoti Johnson tha gjithashtu se qeveria e tij do të përfaqësojë të gjithë britanikët në çdo cep të vendit.

Rezultatet e së premtes treguan se Konservatorët e Boris Johnson-it fituan me lehtësi të paktën 364 nga 650 vende që ka gjithësej dhoma e ulët e parlamentit britanik, duke i dhënë atij mundësinë të formojë një qeveri të shumicës.

Udhëheqësi i opozitës Jeremy Corbyn njoftoi sot (të premten) se do të dorëhiqet nga drejtimi i partisë pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e përgjithshme.

"Brexit-i ka polarizuar debatin në këtë vend duke kaluar përtej një debati politik normal. Dhe unë e pranoj që ka kontribuar në rezultatet që Partia Laburiste ka marrë në të gjithë vendin", tha ai.

Duke folur pas rizgjedhjes si ligjvënës nga elektorati i tij lokal zoti Corbyn tha se ai nuk do të udhëheqë më partinë e tij për përballjen e radhës zgjedhore, por do të qëndrojë në krye deri në zgjedhjen e një udhëheqësi të ri.

 

Presidenti amerikan Donald Trump iu bashkua një morie udhëheqësish botërorë duke uruar Kryeministrit Boris Johnson për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme.

Në një postim në twitter sot (të premten) zoti Trump shkruante se Britania kishte mundësi të arrinte një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara. Sipas zotit Trump marrëveshja do të ishte "shumë më e madhe dhe më fitimprurëse se çdo marrëveshje që mund të arrihej me Bashkimin Evropian".

 
 

Presidenti i Këshillit Evropian. Charles Michel, tha të premten se Bashkimi Evropian “pret që sa më parë parlamenti britanik të votojë (Brexit-in)... Është me rëndësi që të ketë qartësi”, tha ai.

Ligjvënësi gjerman, Norbert Roettgen, nga radhët e partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, shkroi se “nuk është fshehtësi që unë doja që Mbretëria e Bashkuar të mbeten në BE. Por qytetarët britanik vendosën dhe duhet të pranojmë zgjedhjen e tyre. Me fitoren e Johnsonit, Brexit-i është bërë i pashmangshëm. Qëllimi ynë tani është t’i mbajmë sa më të ngushta marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi ai.

Partia Konservatore e zotit Johnson fitoi një shumicë të fortë vendesh në Parlament, një rezultat vendimtar për një proces zgjedhor që u mbizotërua nga tema e Brexit-it. Kjo do t’i japë atij mundësinë të përmbushë planet e tij për të shkëputur Britaninë nga Bashkimi Evropian muajin e ardhshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...