Pse hesht Calavera dhe OMN për rastin Dvorani?

Hënë, 16 December 2019 11:35

Nuk ka asnjë dyshim që Ardian Dvorani do të futet me turp në historinë e reformës në Drejtësi si një kamikaz i një sekti që ka marrë peng vendin. Por duhet të kemi parasysh një aspekt tjetër të rëndësishëm dhe duhet të jemi të qartë për të kuptuar miqtë realë të Shqipërisë e të reformës dhe aparatçikët e burokratët  ndërkombëtarë që lëvrijnë me rrogat milionëshe, nxjerrin gishtin e mesit protestuesit për një çështje të drejtë e tallen me jetën e varfërinë e lirinë tonë që është marrë peng.  Duhet ët jemi pak të kujdesshëm për të dalluar miqtë e Shqipërisë në Perëndim, në hapësirën euro-atlantike, që e duan zhvillimin, prosperitetin e Shqipërisë e faktorit shqiptar, nga aparatçikët, burokratët e pseudodiplomatët. Kjo nuk është shumë e vështirë se këta të fundit na e kanë bërë shumë të thjeshtë këtë lloj perceptimi me veprimet e gjestet e tyre të gabuara. Për reformën në drejtësi duhet të kuptojmë qartë se ajo është hedhur në erë nga Rilindja e kryetrari i këtij sekti, Edi Rama. Për hir të së vërtetës duhet thënë se ai nuk ishte vetëm në këtë ndërmarrje. Ishte i jashtëzakonshëm termi i  përdorur nga një analisti bullgar për DW, lidhur me racën e sorosoidëve.  Kjo racë është shtuar shumë në Shqipëri dhe ka ndodhur ajo që është më e rrezikshmja, sorosoidët kanë krijuar strukturat paralele të shtetit. Dhe pas grushtit të shtetit ky është dëmi më i madh që i është shkaktuar vendit e pastaj reformës. Kjo hyrje e gjatë ishte për të kuptuar më qartë rolin e Dvoranit e kloneve të tij. Por me gjithë shkeljet që ka bërë ky njeri që merr rogat pa mandat, që rri 15 vjet se ashtu do ai e rraca e sorosoidëve, nuk ka asnjë reagim të institucionet ndërkombëtare, të paktën për vettingun e shëmtuar e neveritshëm të Arian Dvoranit. Përse nuk ka asnjë prononcim të Calaverës si shefe e operacionit ndërkombëtar të monitorimit për këtë çështje? Në fakt Calavera në shkurt të 2017-s do deklaronte se “nuk do binte pre e politizimit”. Mendojmë se ka më shumë se një vit që me veprimet e mosveprimet e saj, jo vetëm që është pre e politizimit, por për çështjen Dvoranmi e vettingun e tij, heshtja e saj flet më shumë se deklarata lart e poshtë.  Është rasti që për veprimet skandaloz, vjedhjet skandaloze dhe uzurpimin skandaloz që Ardian Dvorani i ka bërë shtetit, sistemit e reformës, zonja Cavalera jo vetëm të deklarojë qëndrimin e saj, por edhe ndoshta pak nga pathosi që ajo pati në intervistë të dhënë më 13 gusht 2019-s.

Modifikuar më Hënë, 16 December 2019 19:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...