Media ose pushteti i katërt dhe i fundit që Edi Rama kërkon ta ketë totalisht nën sqetull

Tuesday, 17 December 2019 16:51

Nga Fatmir Guda

Pavarsisht se ngushëlluese shprehja "më mirë vonë se kurrë", gjithsesi s'mundet të jetë justifikuese apo amnistuese përfshi këtu edhe rastet kur ajo i referohet një kategorie sociale elitare, si media, që për nga rëndësia konsiderohet si pushteti i katërt!

Sidomos në këtë 5 vjeçarin e fundit, kur kategoritë e shumta sociale kanë ngritur zërin dhe protestuar kundër arbitraritetit të qeverisë , media në shumicë, më saktë pronarët e saj duke shijuar të ëmblit e "karameleve" të qerasura nga pushteti, bënin sehir nga qielli i shtatë i rehatisë duke mos reaguar as me minimumin e detyrës së vet, jehonë padrejtësive ndaj tyre.

Por siç i thonë fjalës "po urinove në det, ta sjell kripa në gjellë". Dhe sot për të provuar dhimbjet e shtrëngimit të darrëve të pushtetit dhe dhunës qeveritare rradhën e ka vetë media, nëpërmjet të ashtuquajturit draft antishpifje. Ajo me të drejtë proteston dhe ngre zërin, por s'është asfare për tu çuditur, që ndaj shqetësimit të saj reagimi i shoqërisë pothuajse nuk ekziston. Nuk po them asgjë të re teksa pohoj që kategoritë e ndryshme sociale, të cilat dje kishin nevojë për mbështetjen e saj, gjenden sot pothuajse të intimiduara, gjymtuara, shastisura e pa pikë takati të mbështesin e mbrojnë as atë që është më fondamentalja në një shoqëri demokratike, lirinë e fjalës.

Sigurisht që llogorja e vetme konsistente anti-pushtet vijon të shihet opozita shqiptare, si garancia e fundit apo si e vetmja shpresë ku njerëzit e medias rreken të gjejnë aleatin e sigurt për t'i bërë ballë marrëzisë së një kryeministri delirant, i cili kundrejt çdo kritike në adresë të tij  kërkon të mbjellë censurë të plotë.

Media si institucion është pushteti i katërt dhe i fundit që Rama e fut nën sqetull në ezaurim të plotë të qëllimit të tij final për instalimin defacto dhe de jure të diktaturës në Shqipëri!

Po po, sipas një skenari të mirëstisur step by step, pas pushtetit qëndror me vota të blera në 2017, pas pushtetit vendor me zgjedhjet moniste të 30 Qërshorit dhe pas pushtetit gjyqësor me deformimin e bërë reformës së drejtësisë, natyrisht që rradha do i vinte edhe pushtetit të katërt, medias, nën pretekstin e të ashtuquajturës antishpifje, e cila në vetvete është një paketë antikushtetuese e atakuar ashpër edhe nga organizatat e Këshillit të Europës e Bashkimit Evropian.

Edhe pas paralajmërimeve të opozitës dhe organizmave ndërkombëtare nuk dihet nga ku i buron gjithë ky guxim i madh, por Edi Rama duket i vendosur t'i shkojë me zell deri në fund marrëzisë të vet. Pas miratimit në komisionin parlamentar të ligjeve, duket akoma dhe me qartë se seanca plenare e së enjtes së 19 Dhjetorit më shumë se sa do jetë e premtja e zezë për fjalën e lirë, realisht do shënjohet si data e një ceremonie funebre të demokracisë se brishtë shqiptare.

Çuditërisht, por jo aq rastësisht u zgjodh dhjetori si muaji që 29 vjet më parë mbart mbi vehte datat e përmbysjes së një prej diktaturave me gjakatare në Europen Lindore, sepse nuk ka sesi te jetë rastësi që i njëjti person nën pretekstin e dëmtimit prej tërmetit të 26 Nëntorit urdhëron në ditën kombëtare të rinisë, më 8 Dhjetor edhe shembjen e godinës ku lindi lëvizja rinore që u shndërrua në lëvizje politike.

Mes këtij acari politik dhe dëshpërimi social-ekonomik, njerëz të medias me shpresën se nga pas do zgjojnë vetëdijen kombëtare, kanë vendosur të dalin në rrugë, ditën kur Edi Rama ka caktuar t'i bëjë atentat mendimit të lirë. Sesa serioze do jetë dhe sesa do shkrepë protesta e gazetarëve, kjo ngelet për tu parë. Siç pritet të shohim dhe nëse 19 Dhjetori do të shënjojë gjithashtu për opozitën momentin kur do t'i duhet tu rikthehet protestave dhe axhendës se vet politike për largimin e Edi Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme, aksion që pas tërmetit të 26 Nëntorit, ja ka lënë vendit solidarizimit dhe mbështetjes ndaj të prekurve të kësaj fatkeqësie.


Mbase zhurma e madhe për rrëshqitje drejt diktaturës deri tani edhe ka qene e tepruar më shumë prej frikës që të mos ndodhur diçka e tillë, por me akte të tilla si kërcënimi me ligj i gazetarëve çdo ditë që shkon zhurma e alarmit nuk po bën më përshtypje, ndërsa frika po bëhet realitet dhe ne po pësojmë si shoqëri fatin e atij çobanit të shkretë që kur i ra ujku vërtetë, s'pati njeri t'i bënte derman. As në ëndërr nuk mund të mendohet që Rama do të arrijë të kyçë me ligj gojët që s'i mbyll dot me para, por siç e shkruan dhe manuali i sundimtarëve ai tenton njëherë ta bëjë presionin. "Po i shtruan kurriz ta hanë e tu bëjë mirë dhe po i ngritën krye atëherë s'e ka problem ta hajë vetë".

Modifikuar më Tuesday, 17 December 2019 16:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...