Nuk ishte as amerikane, as gjermane, ishte thjesht serbe

Hënë, 23 December 2019 16:00

Takimi i ashtuquajtur mini-shengen në Tiranë, jo vetëm që ishte një turp kombëtar, por shërbeu për të kuptuar mashtrimet e mëdha të Ramës dhe gënjeshtra deri në pacipësi me çështjen kombëtare. Askush në atë takim nuk ka gënjyer më shumë se kryetari i sektit të rilindjes. Askush nga ata nuk mori përsipër të gënjejë para dhe pas takimit për ide gjermane, mbështetje amerikane, me përjashtim të këtij sharlatani, të cilit i duket diplomacia dhe çështjet e mëdha të kombit si PPP.

Dhe në fakt ai të tilla i trajton. Personalisht nuk njeh as politikën, as diplomacinë. Çdo takim, çdo marrëveshje, çdo lobim e ka thjesht të përkthyer në para.  Dhe kjo çështje e tillë ishte! Prandaj kulmin më të madh të veprimit e ka me Haradinajn, se ai e nxori të vërtetën e 10 miliard dollarëve. Dy dytë para takimit në tiranë në internistë me Baton Haxhiun, sharlatani i Tiranës do të deklaronte se na i kishte telefonuar Palmerit dhe kishte kërkuar dy vende. Më qesharake dhe e shëmtuar se është, nuk ka ku të shkojë. Por lobimi për 10 miliardë dollarë t’i fik edhe ato llampa që ke!

Intervista e Vuçiç më poshtë e tregon qartë se ky pazar i shëmtuar, kjo iniciativë nuk është as amerikane, as gjermane, thjesht serbe.

Intervista e plotë e Vuçiç:

Plani Serb për te risjellë Jugosllavinë

Në një intervistë të tij për median ndërkombëtare politici .eu, presidenti i sapo zgjedhur i Serbisë jep një intervistë për të shpjeguar planet e platformën e tij.

Në këtë interviste ai shpjegon se është objektivi i tij të forconte lidhjet tregtare me vendet e Ballkanit Perëndimor duke theksuar se sipas tij, lidhjet e forta ekonomike do të jenë ato që do të tejkalojnë tensionet rajonale, sidomos me Bosnjë-Hercegovinën që sipas tij është një fuçi barbuti.

Vuçiç i shpjegoj Politiko.eu në këtë intervistë të parë që ai do te dyfishonte përpjekjet për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë pak a shume në formën e ish Jugosllavisë, duke përfshirë këtu investime të rëndësishme siç është ajo e autostradës midis Beogradit e Sarajevës .

“Nëse vendet e tjera do të ishin dakord me këtë ide , do të krijohej një treg me 20 milion njerëz . Ky është një treg shumë atraktiv dhe do të tërhiqte shumë investitorë “ .

Kështu u shpreh ai ne zyrën e tij ne Beograd midis kohës që kishte nga takimi me ambasadorin Gjerman dhe telefonatës me Sekretarin e Jashtëm Britanik Boris Jonson .

Vuçiç dhe partia e tij fitoi zgjedhjet me 55 perqind të votave dhe konfideca që vinte nga kjo fitore ishte e dukshme . Por në të gjithë vendin pati protesta për këtë çështje lidhur me mënyrën me te cilën ai kishte mbytur fjalën e lirë .

Pavarësisht nga një lloj entuziazmi për ketë çështje  të një tregu të lirë në formën e ish Jugosllavisë , dhe benefiteve që mund të ketë prej saj , edhe pse BE dhe Gjermania mund ta mbështesin, në Europë e Ëashington ka shqetësime lidhur me forca të tjera të Jashtme që mund të ndërhyjnë e të përfitojnë siç është Rusia e Turqia, të cilat mund të bashkëpunojnë pas lojërave për të destabilizuar Rajonin .

Edhe pse e konsideron një sfidë bindjen e vendeve të tjera , Vuçiç që është dhe lideri dominant i kësaj zone, është konfident  që çështjet e një përfitimi ekonomik do te tejkalojnë çdo çështje tjetër dhe ky projekt te prezantohet dhe me ndihmen e BE në Samitin e Triestes. Edhe pse Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova e Serbia bashkëpunojnë brenda kornizës së marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, sërisht Vuçiç mendon që një bashkëpunim më i thelle do të ketë benefite më të mëdha . Sipas tij, sidomos në fushën e infrastrukturës mund të bëhet shumë . Ai shpjegon në harte se ndërtimi i autostradës  Beograd-Sarajeve –Prishtine, jo vetëm do të shkurtonte kohën nga pesë në tre, por do të sillte pranë dhe grupet etnike.

“Është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë . Është një ide, politike por pa dëmtuar sovranitetin e tyre. Do t’i jepte shumë hov ekonomive tona” .

Modifikuar më E mërkurë, 25 December 2019 10:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...