“Shengeni Ballkanik”/ Buzhala shpërthen ndaj Ramës: Po vazhdon atje ku e la Enver Hoxha

Hënë, 23 December 2019 16:04

Takimin i tretë në kuadër të të ashtuquajturit “Mini Shengeni Ballkanik” i zhvilluar në Tiranë nuk është pritur mirë në Kosovë. Politikanë, gazetarë, qytetarë, madje edhe vetë kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gazetari nga Kosova Berat Buzhala e konsideron një rrugëtim të lenë nga diktatori Enver Hoxha e që po vazhdohet nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Buzhala shprehet ndër të tjera se, Hoxha e shiti Kosovën te jugosllavët, ndërsa Rama do e kthente atë në Serbi nëse do të pyeteje për Kosovën.

Postimi i plotë:

“Kurrgjo, Edi Rama vec po e vazhdon atje ku e ka pas lane Enver Hoxha.

Ne kete foto: Dushan Mugosha, poshte majtas, Miladin Popovic, ne kembe majtas, Enver Hoxha, poshte djathtas. Diktatori Hoxha e ka shite Kosoven te keta dy zyrtare te larte te Partise Komuniste te Jugosllavise. Kushdo qe thote ndryshe genjen. Shqiperia e Hoxhes e Jugosllavia e Titos, Rankovicit, Mugoshes e Popovicit kane pase marredhenie ekselente deri ne vitin 1948. Ne nderkohe ne vitet 1945-48 partizanet kane kryer masakra te tmerrshme.

Shyqyr zotit qe per Kosoven nuk pyetet Edi Rama. Neser na kish kthy ne Serbi. Sigurisht, sikur ne vitin 1945, edhe tash, ishin gjete do argate ne Kosove per me u bo pjese e bashkim vllazerimit”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...