Rama i pandalshëm në rrugën e tradhëtisë

Hënë, 30 December 2019 20:52

Kryeministri Edi Rama në mesazhin e tij për shqiptarët një ditë para Vitit të ri 2020, ka folur për nismën e Mini Shengenit ballkanik.


Rama tha se është lënduar nga komentet negative të shumë shqiptarëve të Kosovës, duke u shprehur se kjo nismë sjell zhvillim e jo regres. Kreu i qeverisë theksoi se ata që flasin kundër projektit të Mini Shengenit ballkanik janë rrenacakë patriotikë, që kërkojnë të ç’orientojnë popullin me përralla të tilla.

Më kanë lënduar shumë kosovarë, miq të kësaj faqe. Unë për asgjë nuk e tradhtoj për asgjë në botë popullin tim. Kur them popullin tim, them Shqipëria e Kosova. Kur them njerëzit e mi, them edhe për Kosovën. Unë tradhtar? Po kur, vëllezër e motra nga Kosova, kurrë nuk kam qenë e jam. Ky është një proces politik dhe ndërkombëtar. Mesa duket të tjerët kanë një veti që unë nuk e kam. Ata kanë rolin për të bërë shqiptarin, bëjnë rrenën patriotike kundër “shkjaut”. Por koha nuk është me ta. Shengeni rajonal nuk është Jugosllavi e re, sic thonë ata që nuk bëjnë dot qeveri as me dy parti. Këtë e thonë ata që nuk dinë të bëjnë qeveri, sepse zihen për karrige. Kanë sjellë edhe në Tiranë njerëz, duke mbushur njerëzit me rrena patriotike. Liderët në Kosovë po ia marrin fytyrën para europianëve dhe amerikanëve, pa të cilët Kosova nuk do ishte e pavarur. Politikanët në Kosovë luftojnë për vete. Unë nuk harroj krimet dhe jam kundër krimeve të regjimit të Milloshevicit. Ata që thonë se unë paskam dashur deri të ndaj Kosovën, janë njerëz që duan veç interesin vetjak. Ky është një helm patriotik që hidhet nga persona që duhet të bëjnë më shumë për Kosovën”, tha Rama.

 

Edi Rama shtoi se Kosova nuk dëmtohet aspak nga Mini Shengeni ballkanik, duke nënvizuar se ka rënë dakord me presidentin serb që Kosova mos të përfshihet në asnjë lloj diskutimi. Për Ramën, Mini Shengeni ndihmon Kosovën e Shqipërisë drejt rrugës të zhvillimit.

“Shengeni rajonal është rruga e vetme për Shqipërinë dhe Kosovën që të thyejnë barrierën kufitare mes vetes, për njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitalet. Shengeni nuk sjell asnjë ndryshim në raport me Kosovën dhe as në raportet e Shqipërisë me Serbinë.  Shengeni ballkanik ka pozitivitete në ekonomi. Unë kam arritur ta bindë presidentin e Serbisë që nuk ka asnjë përfitim në raport me Kosovën. Nga Shengeni, nuk ka asnjë dëm për Kosovën. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë racionale për Shengenin, që mbështetet nga Europa e SHBA. Nuk mund të flitet më si në luftë, pasi lufta ka mbaruar, e tani është koha e politikës. Madje, Shengeni ndihmon Shqipërinë dhe Kosovën drejt proceseve të tjera euro-atlantike”, deklaroi Rama.

Modifikuar më Tuesday, 31 December 2019 11:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...