Kërcënimet e Iranit/ Mustafaj: Në Ballkan jemi vendi më i rrezikuar, strehuam 3 mijë muxhahedinë

E mërkurë, 08 Janar 2020 19:00

Ish-ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj, ndërsa foli për konfliktin Iran-SHBA dhe kërcënimin e Iranit, tha se kjo nuk e prek Shqipërinë, pasi deklarata ishte hakmarrje ndaj vendeve aleate të SHBA në Rajonin e Lindjes së Mesme dhe jo vendeve europiane.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News24”, Mustafaj tha se megjithatë Shqipëria është vendi më i ekspozuar ndaj këtij rreziku sa i përket Ballkanit pasi ka marrë përsipër të strehojë 3 mijë muxhahedinë, ndërsa vitin e kaluar i dëboi një ambasador i cili ishte një figurë e lartë në shërbimin informativ të Iranit.

mustafaj

Përgjigjen e Iranit ndaj bazave amerikane në Irak, Besnik Mustafaj i cilësoi si një kundërërgjigje sa për ‘sy e faqe’ dhe jo një kundërpërgjigje serioze.

“Situata është shumë serioze pavarësisht vizionit të liderit fetar Khomenei, që është vetëm një iluzion sepse nuk është përmend një emër konkret. Shqipëria nuk është pjesë e këtij cikloni por Shqipëria si pjesë e NATO apo organizatave të tjera duhet të jetë shumë e shqetësuar dhe e kujdesshme.

Janë sulmuar dy baza amerikane në Irak, SHBA thotë për dëme të lehta materiale kurse Iraku thotë për 80 viktima. Kjo konsiderohet një hakmarrje e përmbajtur nga Irani siç thuhet nga analistët e vendeve.

Irani gjithmonë hakmarrjet i ka bërë me anë të organizatave të lidhura me ISIS dhe jo ato të Gardës Revolucionare. Irani po kërkon të ruajë atë strukturën e vetë por nuk ka shenja të vërteta që do të ketë një konflikt por gjëra të paparashikueshme. Edhe Trump është një President i paparashikueshmërisë. Irani ka bërë një përgjigje sa për ‘sy e faqe’. Goditjet që këta kanë paralajmëruar për Izraelin dhe UAE, si bazat e naftës të Arabisë Saudite vitin e kaluar këto mund të kenë pasoja fatale.

Shqipëria rrezikohet sigurisht por Irani nuk ka përmenduar vende europiane por vetëm vende të Rajonit të tyre që janë aleate të SHBA. Ne jemi vendi më i ekspozuar në Ballkan sepse kemi strehuar 3 mijë muxhahedinë. Kam shumë frikë. Agjencitë tona Kombëtare kanë kapacitete jo të mëdha për të hetuar rrezikun që mund të vijë për këtë gjë.

Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit dhe kjo nuk arrohet lehtë prej tyre. Ambasadori iranian këtu ishte një nga figurat kryesore të iranit në fushën e shërbimeve sekrete. Irani e dërgoi në Shqipëri dhe kjo do të thoshte se ata e kishin në vëzhgim Shqipërinë dhe rolin e muxhahedinëve këtu. Shqipëria duhet me patjetër të komunikojë me aleatët, të kërkojë ndihmë prej agjencive kombëtare të aleatëve pasi ne jemi vend i NATO dhe aleat i SHBA  dhe mund të shkëmbejë informacione apo t’u kërkojë ndihmë.

Degëzimet në vendin e tyre këta i kanë, si i kanë mundësitë që të shkëmbejnë informacionet këtë nuk e di. Paranoja e regjimeve të diktaturave kjo është e njohur. Shoqëria iraniane ndryshe nga shoqëritë arabe është shumë më e civilizuar, për të kërkuar të drejtat , për protestat, elita shoqërore është shumë më e ngritur.

MEK është një organizatë në gjithë botën, janë bërë dhe Kongrese të mëdha, qendra e tyre është në Francë dhe janë një opozitë shumë dinamike dhe jo me një këmbë në varr. Por në Iran nuk lejohet të bësh një aktivitet politik kundër shtetit vendas, aktivitet politik kundër një vendi tjetër veç Iranit lejohet.

Deklaratat zyrtare flasin se konflikti do të vijojë, si ajo për Gjirin Persik. Si Irani dhe Trumpi premtojnë përgjigje të ashpra. Pse Trump premtoi 52 qendra? Kjo korrespondon me 52 pengje që SHBA i kishte në ambasadë në ’79.

Iraku i bëri thirrje trupave amerikanë të largohen por nuk është vendim ekzekutiv, është thirrje.  SHBA ka marrë gjithmonë parasysh objektivat dhe jo pasojat mbas tyre. Por për herë të parë një vendim i tillë u mor nga Presidenti Trump në shkelje të Protokollit detyrues për të lajmëruar Kongresin, që është i shenjtë në SHBA. Nuk e di nëse tani i janë drejtuar Gjykatës për këtë veprim apo jo por ka një pakënaqësi të madhe nda Trump, jo se u vra Soleimani por sepse Presidenti shkeli për herë të parë Protokollin.”- tha Besnik Mustafaj./BW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...