O njollën e turpit në gisht, o gishtin në prapanicë!

E mërkurë, 08 Janar 2020 11:29

Nga Artan Fuga

Meqënëse po flitet për reformën e ligjit elektoral. Në librin tim "Shoqëria Piramidale" më ka rezultuar dhe e kam shpjeguar qartë se shqiptarët e sotëm, ne pra, qytetarët, nuk e kemi të drejtën e votës së lirë, të fshehtë, të barabartë, të drejtpërdrejtë sikurse e shpall kushtetuta! Jemi të gënjyer krejtësisht!

Në libër e provoj tashmë këtë, jam gati t'a provoj përpara edhe çdo trupe qytetarësh, përpara çdo komisioni parlamentar, madje edhe përpara çdo gjykate ushtarake! Veç të tjerash na damkosin trupin, gishtin, me bojë, sikur të ishim skllevër! Gjoja për të mos votuar dy herë!!!

Jo, është që pastaj gishtin t'ja tregojmë pronarit, shefit, drejtorit, sekretarit të partisë : ja njolla në gisht zotëri! Dua punë, rritje page, dua të siguroj vendin e punës, aman ndihmën sociale, aman një dhjomë hoteli për të futur kokën pas tërmetit, aman ma ndërto shtëpinë të parit !

Ose njollën në gisht, ose gishtin në prapanicë!

Sa qindra njerëz kam takuar që kishin hallin e gishtit! Çfarë t'i bëj, më duhet gishtiiiiiiiiii - më kanë thënë me lot në sy!

Turpi i poshtërimit të shqiptarit! Ajo njollë në gisht është testi, lakmuesi, që tregon se deri ku arrijmë të poshtërohemi. Të na damkojnë trupin me bojë. Eshtë njësoj sikur të na kërkojnë të heqim mbathjet dhe të na damkosin me vulë : Komisioni qendror i zgjedhjeve!

Jemi të damkosur në trup si të krishterët e parë, si hebrenjtë nën holokaust, si afrikanët nën ligjet e skllavërisë! Unë nuk pranoj të ma bëjnë pis gishtin me bojën e tyre të zezë! Me këtë ligj elektoral, unë për vete nuk votoj!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...