Fahri Balliu: Alla, një gur i zi në gjerdanin kriminal që mban në qafë Rama. Të bëjë testin e drogës

E Enjte, 23 Janar 2020 21:10

Për Fahri Balliun, rasti i kryebashkiakut të Bulqizës që u kap në video duke konsumuar drogë është vetëm një prej gurëve të zi në gjerdanin kriminal të Rilindjes dhe kryeministrit Rama.

Balliu: Rasti i Bulqizës nuk është asgjë por një gur i zi në gjerdanin kriminal që i rri gjoksit të rilindjes dhe Edi Ramës të kryebashkiakëve të korruptuar që nga Rroshi përdhunues në grup i rekomanduar nga familjet më kriminale të komunizmit.  Mos kujto se nuk ka të tjerë, ka prapë të tjerë. Por Lefteri ka vetëm një rrugë mbrojtje, të thotë unë kam parë Kryeministrin dhe e bëra dhe unë këtë punë se mu duk mirë dhe kështu del si modern atje para Bulqizës.

Teksa Lefter Alla paralajmëroi padi ndaj Salianjit, duke e akuzuar për videomontazh, Balliu thotë se nëse ai është i sigurt se nuk ka lidhje me këtë histori ti nënshtrohet testit të drogës.

Balliu: Kjo nuk ka lidhje me Salianjin, por Strazimirin. Kjo tregon se ai merr prapë drogë. Gazetari Artan Hoxha publikoi videon, PD ju referua asaj. A keni qenë ndonjëherë në Bulqizë, janë në gjendje të mjerueshme. Në këtë gjendje paskemi një kryebashkiak që merr drogë. Le të bëjë testin e drogës.

I ftuar në RTV Ora, Balliu është spektik se kjo çështje do të zbardhet deri në fund nga SPAK.

Balliu: Ne e kemi parë si janë dorëzuar prokurorirë para të vërtetave për kryebashkiakët. Rilindja ka krijuar modele rilindasi të korrupsionit galopant të modelit nazist. Ke në Ministrinë e Brendshme një Plarent Ndrecën që zihet me të gjithë aty dhe i jep tender gruas së Kajmakut. Ça pret SPAK? Jemi në një llum kriminal korrupsioni. Vetëm zgjedhjet e parakohshme lokale dhe të përgjithshme janë zgjidhja por duhet të presim Kongresin e Partisë. Por ka filluar të bëjë ndere, po afron Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushatin

Modifikuar më Premte, 24 Janar 2020 15:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...