Video e kryebashkiakut të Bulqizës duke pirë kokainë/ Gjekmarkaj: Fenomen dramatik. Kulmi i dekadencës së shtetit shqiptar në këto 30 vite liri

Premte, 24 Janar 2020 09:43

Analisti Agron Gjekmarkaj deklaroi se video e publikuar dje në media ku thuhej se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla konsumonte kokainë, tregon qartë se si ka degjeneruar shteti shqiptar, ndërsa thekson ky është një fenomen në shtrirje.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Gjekmarkaj tha se beson vërtetësinë e videos, ndërsa shton se ky është kulmi i dekadencës së shtetit shqiptar në këto 30 vite liri.

Ku shohim se ku ka degjeneruar administrimi i Shqipërisë dhe sa sa i fuqishëm është banaliteti. Paraja në dorë të horrit thonë gjyshërit tonë. Kjo para ka shkuar vërtetë në dorë të horrave. Më dukshëm se asnjë herë, organizatës Rilindjes…Fenomeni është shtrirë, në jug e veri, është transversal. Kemi të bëmë me fenomenin dramatik, është shqetësues. S’ka më kategori, pasi shteti në raport me disa standarde nuk ekziston. Ky fare mirë shpallet i pafajshëm, mund të ketë qenë dhe miell. S’e dimë. Mund t’ja heqin akuzat dhe mund të denoncojnë prapë ish-deputetin e PD (Ervis Salianjin). Dhe jo gazetarin. Ky është paradoks se do që ta politizojë. Unë mendoj se është e vërtetë, bindja ime personale. Kjo tregon se ku ka degjeneruar kjo gjë. Problemi është në Shkodër, Pogradec, etj. I bie që të gjithë kryebashkiakët, ka shkuar në 7 numri i tyre, u zgjodhën për këtë cv-it, këto standarde. Pra kështu e meriton Bulqiza, Shkodra, këta japin vota.. askujt nuk i shkon të kapë dorën e mësuesit të fshatit. Ku qenka mësues, të tjerët nuk janë. Nuk i shkon dora që të marrë një njeri normal, por marrin të fortin e lagjes. Pra i forti na merr ne të dobëtëve diçka. Ky është degjenerim i Shqipërisë. Ky është kulmi i dekadencës së shtetit shqiptar në këto 30 vite liri.”, tha Gjekmarkaj./BW

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Italia dhuron 65 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri

Politikë

Italia dhuron 65 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri

Italia dhuron një shumë të madh për procesin e rindërtimit në Shqipëri. Fqinjët kanë dhuruar plot 65 milionë euro për të ndihmuar popullin shqiptar, që sipas ministrit të jashtëm italian...

U gjet i lidhur dhe me katër brinjë të thyera, shqiptarët vjedhin dhe rrahin brutalisht italianin

Kronikë

U gjet i lidhur dhe me katër brinjë të thyera, shqiptarët vjedhin dhe rrahin brutalisht italianin

Katër shqiptarë u arrestuan për grabitje ndaj një 85-vjeçari në Lignano, në mbrëmjen vonë të së enjtes Shqiptarët aktualisht mbahen në burgun e Udine. Viktima e sulmit është shtetasi italian, Giuseppe Spartà...

E frikshme! Koronavirusi “gjunjëzon” botën, po shkon në 2 mijë numri i viktimave

Globi

E frikshme! Koronavirusi “gjunjëzon” botën, po shkon në 2 mijë numri i viktimave

Autoritetet shëndetësore në Kinë njoftuan sot se numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në mbi 70 mijë, ndërsa numri i të vdekurve është rreth 1 mijë e 800...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!