Debati për reformën në drejtësi/ Lubonja: Vettingu u bë në mënyrë selektive nga grupe të lidhura me maxhorancën

Premte, 24 Janar 2020 09:47

Analistë të ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” kanë debatuar për reformën në drejtësi. Analisti Fatos Lubonja deklaroi se dyshon shumë tek reforma në drejtësi, për shkak se edhe vettingu u bë në mënyrë selektive, duke mbështetur grupet e lidhura me maxhorancën.

Arjan Vasjari u shpreh se do të ishte mirë që të besojmë tek SPAK-u dhe reforma në drejtësi, në kushtet që kjo është e vetmja drejtësi më e mira që njohim. Gazetari Skënder Minxhozi tha se reforma në drejtësi duhet besuar dhe nuk mund ta gjykojmë, kur ende nuk kemi rezultate.

Fatos Lubonja: Unë s’po them tani në këtë moment që PS ka kapur të gjithë reformën në drejtësi. Sigurisht që ka “mbeturina” siç thoshte shoku Enver. Por ajo skandali DH Albania ishte që gjithë qeveria duhet të binte. Ke katër vjet që flet kështu.

 Skënder Minxhozi: Plepat ishte shkolla e njerëzve të drejtësisë. Ekziston SPAK dhe është neonatë. Ku e di ti që ka katër vjet që flas kështu. Prokurori i Përgjithshëm nuk merr më vendime. SPAK ka filluar punën. Nuk mund ta atakosh dot kur nuk ka balancë.

Fatos Lubonja:  Kjo që thua është shumë e rëndë. Se thua se këta do na bënkan drejtësinë, si shpata e drejtësisë në kohën e Enverit.

Arjan Vasjari: SPAK duhet të provohet. Mos ta paragjykojmë. T’i japim mundësi, sepse nuk kemi mundësi tjetër.

Fatos Lubonja: Kur na kanë folur për reformën në drejtësi na kanë folur në përgjithësi për vettinge etj. Madje fjala më e madhe ka qenë vetting sesa SPAK. Madje na kanë thënë se pas vettingut do na dalin njerëz të ndershëm mbi partitë që do të bëjnë pastrimin e politikës. Tani nëse unë shikoj se vettingu bëhet në mënyrë selektive nga grupe që lidhen me maxhorancën, dyshoj shumë te reforma në drejtësi.

Arjan Vasjari: Fol me prova në mundesh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...